Vjen paralajmërimi i fortë për partitë ish-opozitare: Nëse nuk e votoni Glaukun tani, pas zgjedhjeve vjen
AAK ka njoftuar se pas mbledhjes së Kryesisë ka marrë qëndrim të prerë për zgjedhje të reja parlamentare, duke theksuar se nuk do të hyjë në koalicion me VV dhe nuk do ta votojë Glauk Konjufcën për mandatim.
Edhe LDK deklaron se Konjufca nuk do të arrijë të formojë qeverinë dhe se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.
Ndërkohë, PDK thotë se, njësoj si Albin Kurti, do të dështojë çdo tentativë për të zgjatur procesin nga VV.
Opinionisti Gani Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka bërë thirrje që, nëse partitë janë kundër Albin Kurtit si kryeministër, atëherë të votojnë Glauk Konjufcën për të shmangur zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, kushtojnë dhe dëmtojnë punëtorët, pensionistët dhe ata që paguhen nga buxheti i Kosovës.
Dia Drops
Со години страдав од дијабетес, а сега мојот шеќер е 5 ммол!
Тукушто почнав да го користам овој производ. Видов резултати …
Научете повеќе
Ai tha se partitë po udhëhiqen më shumë nga etja për pushtet sesa për interesin e shtetit.
“Duke e ditur se çka ju pengon, duke e ditur etjen tuaj të madhe për pushtet e jo shumë për shtet, duke ditur e njohur ambiciet tuaja, duke ju njohur nga e kaluara që nga paslufta dhe nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ju thërras:
Nëse jeni kundër Albin Kurtit për kryeministër, votojeni Glauk Konjufcën!
Po, këtë ua them sinqerisht dhe pa të keq. Evitojini dy palë zgjedhje të Kosovës, sepse kushtojnë, po edhe të mos i lini punëtorët, pensionistët e të gjithë të tjerët që paguhen nga buxheti i Kosovës pa paga”, thotë ai.
Mehmeti paralajmëron se nëse vendi shkon në zgjedhje në prag të Vitit të Ri, vota do të anojë sërish fort kah LVV-ja, madje sipas tij partia e Kurtit mund të kalojë edhe 50% ose të shkojë drejt 60%, duke qenë në gjendje të formojë vetë institucionet, pa kushte nga subjektet e tjera politike.
Ai thotë se nëse partitë janë kundër Kurtit, duhet të mbështesin Konjufcën, përndryshe nuk duhet ta quajnë “diktator” më vonë, pasi do ia mundësonin vetë dominimin politik.
