Mesazhi i fuqishëm i Ngjelës: Nga Skënderbeu te NATO – rruga drejt Shqipërisë Etnike
Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet politike dhe historike në hapësirën shqiptare.
Duke folur për “Arbërinë Moderne” dhe rolin e saj në rajon, Ngjela theksoi se proceset që kanë nisur pas vitit 2008 po çojnë drejt një sigurie më të madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, si dhe drejt konsolidimit të identitetit dhe bashkëpunimit etnik, përcjell “Bota sot”.
Ai përmendi figura kyçe historike dhe momente vendimtare të historisë shqiptare, ndërsa vlerësoi se interesi strategjik i NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara mbështet sot vizionin për një Shqipëri Etnike në kuptimin e zhvillimit politik dhe gjeostrategjik në rajon.
Postimi i plotë
Arbëria moderne sot është Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Epiri, Çamëria.
Dhe historia e re e Arbërisë Moderne që ka filluar në vitin 2008, po vijon.
Dhe shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku janë, sot po ndihen të sigurt që shqiptaria etnike do të krijohet, sepse forca e shqiptarëve si popull më në fund u kuptua që nuk u mposht dot nga asnjë sulm apo luftë dhe pushtim që iu imponua.
Dhe vlera e madhe arbërore që po shpërndahet realisht nëpër të gjithë Evropën, është historia e Skënderbeut, dhe vlera historike, ndërkombëtare dhe aktuale, e gjuhës shqipe.
Por janë edhe figurat e mëdha historike të popullit shqiptar që nga Teuta e madhe e Arbërisë, te Gjergj Kastriot Skënderbeu, nga Gjergj Kastriot Skënderbeu te Ismail Qemali dhe teLufta e Vlorës; nga Lufta e Vorës te Lufta e Kosovës, nga pavarësia e Shqipërisë te pavarësia e Kosovës, nga pavarësia e Kosovës tek aleanca e madhe Shqipëri – Amerikë.
Të gjitha këto po sjellin në histironë e sotme Shqipërinë Etnike, me të gjitha territoret ku banojnë sot shqiptarët në Gadishullin Ilirik.
Prisni dhe shikoni.
Sepse Shqipëria Etnike që është vlerësim i historisë mijëravjeçare të popullit shqiptar, është sot edhe intetes i NATO-s dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
