TË FUNDIT

Kryetari Peci dhe kryeministri Kurti festuan fitoren e Kosovës në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas fitores së radhës së Kombëtares së Kosovës, të cilën e festoi së bashku me kryeministrin Albin Kurti në qytetin e Mitrovicës.

“Fitoren e radhës së Kosovës e festuam sonte bashkë me Kryeministrin Albin Kurtin në Mitrovicë. Të lumtur që Kosova ka arritur barazhin. Në të ardhmen do të festojmë edhe më shumë fitore. Zemra jonë rreh për Kosovën, për ekipin e zemrës!”, shkroi Peci në një postim të publikuar në rrjete sociale.

Mitrovica ishte një ndër qytetet që mbrëmë u mbush me tifozë të entuziazmuar, teksa atmosfera festive pas ndeshjes u përjetua në çdo lagje të qytetit.

Suksesi i Kosovës po vazhdon të promovojë bashkim, emocion dhe krenari në mbarë vendin, ndërsa pritjet për ndeshjet e ardhshme janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *