Kurti, uragani politik, që e shkund pluhurin dhe e pastron llumin e tranzicionit të kalbur
Kur uragani politik, Albin Kurti, e shkund Memli Krasniqin nga maja e PDK-së si një gjeth të tharë vjeshte dhe e rrokullis dhjetëra herë mbi asfaltin e çarë të Fatmir Limes, kjo nuk është rastësi.
Përkundrazi, është një alarm urgjent për Lumir Abdixhikun :
Ose t’i përkulet gjenialitetit politik të Kurtit, ose, bashkë me gjithë kryesinë e partisë, të strehohet në bodrum, derisa të kalojë versioni i ‘Shkëndijës’ dhe ‘Stuhisë’ kroate i përshtatur me realitetin politik të Kosovës.”
Ka politikanë që fryjnë si era e lehtë pranverore, duke e lëvizur ndonjë perde politike serbe, në dritaret e partive kundërshtare shqiptare.
Ka të tjerë qe janë si era e ftohtë e dimrit: i ngrijnë qytetarët me premtime boshe dhe i lënë të dridhen nga të ftohtit para oxhakut, në shtëpitë e tyre.
Mirëpo Albin Kurti është një fenomen i çuditshëm meteorologjik i politikës kosovare.
Një uragan me ciklon të zgjuar, që bën presion të lartë mbi krimin e organizuar, korrupsionin, tradhtinë dhe padrejtësinë.
Opozita e sotme?
Ajo është si ajo kasolla nga llamarina e ndryshkur jugosllave:
Sa herë që fryn era, nuk mund t’i rezistojë as shqelmave të degëve të veta , e lëre më një uragani që vjen me parime, dije, etikë dhe një lloj qetësie filozofike që vetëm njerëzit e kohëve të mëdha e kanë.
Politikisht, Albin Kurti është një termet i shkallës 9,9 të Rihterit që i shkakton rrëshqitje tektonike,, të gjitha strukturave kriminale dhe kolaboracioniste të opozitës, nga maja e bjeshkës në tokë.
Ai nuk është lider që i nënshtrohet sistemit të kalbur — ai është vetë reformatori.
Prandaj opozita nuk përballet dot me të: ajo vjen me recetat e djeshme për plagët e sotme, ndërsa ai operon me një filozofi krejt tjetër:
Pse?
1. Sepse e ka popullin si burim të vendimmarrjes, e jo si dekor elektoral,
2. Sepse e kupton politikën si instrument shërbimi, e jo si plaçkë për ndarje,
3. Sepse e ka integritetin si program politik, e jo si slogan zgjedhor.
Si mund t’i bëjnë ballë uraganit Kurti, këto kukulla të teatrit politik të HashimThaçit dhe Isa Mustafës ?
Këto janë mësuar me politikën si teatër, ndërsa Kurti është më shumë si shkencë natyrore:
Ai funksionon mbi ligjet e natyrës , e jo mbi marifetet spekulative të politikës së pazareve.
Filozofikisht, Kurti është një stoik i shekullit 21: dikush që i sheh intrigat e brendshme me qetësi dhe padrejtësitë ndërkombëtare me mendje të kthjellët. Nuk është rastësi që ai qëndron i patundur edhe kur presioni ndërkombëtar digjet si temjani mbi kokën e tij.
Opozita përpiqet ta sulmojë me thashetheme, ndërsa ai i përgjigjet me koncepte. Ata sulmojnë me mllef, ai me logjikë. Ata me panik, ai me parim.
Çfarë të bëjnë të shkretet përballë dikujt që e ka kuptuar se filozofia e drejtësisë është shumë më e vlefshme se filozofia e pazareve?
Përballë një njeriu që mendon në mënyrë sistematike, opozita shpesh duket sikur po i lexon tërë kohën gabimisht titrat e skenarit dhe filmit të tij.
Arsimisht, Kurti vjen nga një kategori tjetër liderësh: ai nuk flet për të bërë përshtypje, por për të zhvilluar mendje. Ndryshe nga politikanët që e shohin popullin si listë votimesh, Kurti e sheh si audiencë intelektuale, të cilën nuk e nënçmon kurrë.
Ai flet me argumente, jo me sharje; me fakte, jo me tymnajë; me vizion, jo me karikatura politike.
Opozita ka problem të madh: ajo është mësuar ta sundojë një popull të lodhur dhe përgjumur, e jo një popull të informuar, të ndërgjegjshëm dhe të shkolluar politikisht.
Psikologjikisht, Kurti është jashtëzakonisht i balancuar. Nuk provokohet lehtë, nuk kërcen nga një konferencë në tjetrën si kandili në erë, nuk e humb toruan. Qëndron, mendon dhe vendos.
Opozita?
Shpesh duket si laborator ankthi:
njëri nervozohet nga sondazhet,
tjetri nga SPAK-u,
i treti nga ndërkombëtarët,
i katërti nga vetja.
Nuk mund ta rrëzosh një lider që është psikologjikisht më stabil sesa të gjithë oponentët e tij së bashku.
Patriotizmi i Kurtit nuk është flamur për foto, por sakrificë personale, burg, përballje me padrejtësi, refuzim i nënshtrimit. Patriotizëm pa i bërë homazhe vetes. Ai nuk e shfrytëzon atdheun për karrierë — ai e ndërton karrierën mbi ndershmërinë ndaj atdheut.
Opozita ka problem serioz: patriotizmi i saj është ceremonial. Të gjithë me duar në zemër kur ndizet kamera, dhe me dorë në xhep kur ndizen tenderët.
Kështu nuk i rezistohet uraganit.
Etikisht, Kurti është produkt i moralit të brendshëm, e jo i marrëveshjeve të klaneve. Dhe kjo i çmend kundërshtarët. Ai nuk shkrihet në pazar, nuk ndotet në tender, nuk i tradhton vlerat e veta për një karrigë.
Për politikanët që kanë ngritur karrierë mbi pazaret, ky njeri është një kërcënim ekzistencial. Një pasqyrë që ua tregon fytyrën pa filtra. Një kujtesë se politika mund të bëhet edhe me nder.
Përballë një lideri që nuk blihet, gjithmonë humbin ata që janë mësuar të shesin gjithçka.
Përfundim:
Albin Kurti nuk është uragan sepse i rrëzon kundërshtarët. Ai është uragan sepse e pastron hapësirën politike mbarëshqiptare, nga pluhuri i 20 viteve të tranzicionit të kalbur. Opozitarët e shitur nuk i rezistojnë dot, sepse nuk kanë çfarë t’i vënë përballë:
Ai ka ide, ata kanë frikë; ai ka argumente, ata kanë akuza; ai ka integritet, ata kanë nostalgji për sistemin që ua shembi.
Uragani nuk është i rrezikshëm për ata që ndërtojnë shtëpi banimi për shqiptarët, mbi themelet e qëndrueshme të tokës autoktone, por vetëm për ata që ndërtojnë kasolla politike serbe mbi themelet e tokës së pushtuar.
Dhe prandaj, për herë të parë në historinë politiko-meteorologjike të vendit, populli i Kosovës e ka një lider që nuk bie me stuhinë e parë të dimrit. Përkundrazi — ai e sjell epokën e qëndrueshme pranverore të ndryshimit.
