OPINIONTË FUNDIT

“Marrëzia e Ramës nuk paska kufi” – Murati reagon për kallëzimin penal ndaj tij

Hekuran Murati
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas deponimit të kallëzimit penal që u bë ndaj tij nga Komuna e Prishtinës për mosalokimin e mjeteve buxhetore për kryeqytetin.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se ‘marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi’. Sipas tij është Rama që nuk ka arritur të miratoi buxhetin e kryeqytetit në afat ligjor, transmeton KosovaPress.

“Marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi. Vetë ai nuk ka arritë me e miratu buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor, dhe tash mendon me e hedhë fajin e dështimit personal tek të tjerët me shfaqje sikur kjo me kallëzim penal”, ka shkruar Murati.

Ai paralajmëroi Ramën se kodi penal parasheh dënim 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë

Со години страдав од дијабетес, а сега мојот шеќер е 5 ммол!
Dia Drops

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol

Уролозите во шок! Го убива простатитисот за 2 ноќи!
Prostamid
“Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë”, thuhet tutje në postimin e Muratit.

Kallëzimi penal përfshin edhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie: Sekretarin e Përgjithshëm, Arton Ahmeti, drejtorit të Departamentit për Buxhet, Salvador Elezi dhe u.d. të drejtorit të Thesarit, Nysret Koca.

Sipas kallëzuesit, katër zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të kompetencave, për shkak të bllokimit të miliona eurove të dedikuara për Komunën e Prishtinës.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe kryetai i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka reaguar pasi komuna ka bërë kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për mosalokim të fondeve.

“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori”, shkruan Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *