OPINIONTË FUNDIT

“Nga qielli apo nga qelia” – Familja Imeri ironizon dorëheqjen e Memli Krasniqit, thotë se PDK-ja po shuhet në krizë

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka bërë një koment të ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetarit të saj në dorëheqje, Memli Krasniqi.

Ata kanë ironizuar ironizuar me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se “PDK-ja nuk ka hyrë sot në krizë, sepse ka lindur në krizë, jeton me kriza dhe me to do të shuhet”.

Sipas familjes Imeri, kjo parti është ndërtuar mbi struktura që, siç thonë, “kanë ditur më shumë të organizojnë atentate ndaj kundërshtarëve politikë sesa të ndërtojnë institucione demokratike”.

Ai e ka krahasuar PDK-në me “një kult mafioz”, ndërsa udhëheqësit e saj i ka quajtur “hajdutë të certifikuar”.

Duke komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit, familja Imeri ka ngritur dyshime nëse ajo ka ndodhur “nga dëshira apo nga urdhri”, duke nënkuptuar ndikime të jashtme apo presione politike.

“Sepse kur urdhri vjen nga Haga, edhe ‘liderët’ përkulen. Kësaj radhe u përkul edhe Memli”, shkruan mes tjerash në atë faqe.

Postimi i plotë:

Miq,

-A dha dorëheqje Memli Krasniqi? Jo, more…

-PDK-ja nuk ka hyrë sot në krizë.

-Ajo ka lindur në krizë.

-Jeton me kriza, ushqehet me kriza — dhe me to do të shuhet.

-Si mund të jetë ndryshe një parti që në krye ka pasur njerëz që më mirë dinin të organizonin atentate ndaj kundërshtarëve ushtarakë e politikë, dhe pastaj kujdeseshin për te mos ndriçuar ato kur erdhen ne Pushtet..

-PDK-ja ngjan me një kult mafioz.

-Liderët e saj janë hajdutë të certifikuar.

-Populli dikur u besoi gojëdhënave të tyre — se ishin “luftëtarët e kombit”.

-Tani na del kryetari saj “Reperi” Memli, dorehiqet edhe pse dite me pare tha se nuk do te dorehiqet edhe ngase e kerkonte Ramiz Lladrovci .

-Dorëheqja nga dëshira? Apo nga urdhri?

-Nga qielli apo nga qelia.

-Sepse kur urdhri vjen nga Haga, edhe “liderët” përkulen.

Kësaj radhe u përkul edhe Memli..

-Thuhej se Memli Krasniqi ishte zgjedhja e Hashim Thaçit por punët si duket ‘gjarpnit’ nuk po i shkojnë si i kishte planifikuar dhe mashqit po i lodhen ..

-Ndërkohë, Sami Lushtaku sundimtari lokal i PDK-së po sheh se Mitrovica, Drenasi, Obiliqi e Fushë-Kosova i ikën nga duart..

-Si krye protagonist i “Listës së Zezë” amerikane, po e ndien se territori po i ngushtohet politikisht dhe gjeografikisht ..

-Ai që dikur vjedhjen e votave e quante patriotizëm, sot i akuzon kundërshtaret me te pa vërteta vetëm pse ata ia morën Mitrovicën me votë .

-Një hajdut që sheh hajdutin në çdo pasqyrë , hajdut klasik..

-Klanet brenda PDK-se po hanë njëra-tjetrën si ujq të uritur që s’kanë më kë të shqyejnë.

-Ndërsa veglat mediatike patriotët me pagesë vazhdojnë t’u bien daulleve të mafisë politike, fshehur pas flamurit e frazave për “atdheun”.

-Por Kosova sot ka nevojë për diçka tjetër.

-Ka nevojë për liderë që s’fshihen pas hijes së Hagës.

-Për njerëz të pastër, me dinjitet — si Albini, Fatoni ..

-Njerëz që s’kanë dosje, por kanë ndërgjegje.

-Sepse boll më me “çlirimtarë” që çliruan vetëm xhepat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *