TË FUNDIT

Miku i Daorsës zbulon detajet tronditëse: Çfarë bëri i dashuri i saj pasi u sigurua se ajo kishte vdekur

Tronditje dhe dyshime të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen tragjike të Daorsa Spahisë, 24-vjeçares nga Kosova që humbi jetën në Tetovë.

Fillimisht u raportua se e reja i kishte dhënë fund jetës duke u hedhur nga apartamenti, por kjo version është hedhur kategorikisht poshtë nga miku i saj i ngushtë, Arbër Zhubi, i cili pretendon se Daorsa është vrarë nga partneri i saj, Hevzi Sejdiu.

Gjatë një interviste, Zhubi rrëfeu se Daorsa së fundmi kishte zbuluar se partneri i saj kishte një familje paralele, me tre fëmijë dhe një bashkëshorte, gjë që sipas tij mund të ketë qenë edhe shkaku i tragjedisë.

“Ne jemi të shokuar, po vuajmë të gjithë si shoqëri për shkak të rrethanave. Do të merremi me çështjen deri në fund. Deri më sot është komentuar si vetëvrasje, por me faktet që kemi mbledhur, ky rast është vrasje,” – tha Zhubi.

Sipas tij, Daorsa kishte qëndruar gjatë gjithë ditës me partnerin në apartamentin ku ndodhi ngjarja fatale. Ai pretendon se Hevzi Sejdiu e ka hedhur të renë nga dritarja e apartamentit, dhe më pas është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë që mund ta implikonte në krim.

“Daorsa është hedhur nga Sejdiu nga apartamenti i saj. Pasi e ka hedhur, ai ka zbritur poshtë dhe, pasi ka konfirmuar që ka vdekur, ka shkuar tek lokali ngjitur dhe kanë fshirë kamerat e sigurisë,” – tha ai.

Zhubi shton se pas ngjarjes, është marrë telefoni i Daorsës dhe është zhdukur, ndërsa në polici është dorëzuar një pajisje tjetër me të gjitha të dhënat e fshira.

“Pasi është dorëzuar në polici, nuk e ka dorëzuar telefonin e Daorsës, por një tjetër, ku gjithçka ishte fshirë. Më pas ai është liruar për 30 minuta dhe është zhdukur. Ai e ka bërë aktin. Ai ishte i dashuri i Daorsës, dhe e ka vrarë sepse ajo kishte marrë vesh që ai kishte tre fëmijë dhe një grua,” – deklaroi miku i saj.

Zhubi shton gjithashtu se partneri i saj, Hevzi Sejdiu, ka qenë i akuzuar më parë për trafik armësh, por është liruar me kusht. Ai theksoi se Daorsa kishte pësuar edhe më parë dhunë nga i njëjti person, duke përmendur raste të tjera incidentesh gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare.

“Daorsa ka dashur të ndërpresë lidhjen me të, por ai nuk e ka pranuar. Ka pasur shenja dhune më herët. Provat janë fshirë, është ndërruar edhe telefoni në polici. Lokali ka fshirë kamerat e sigurisë,” – tha ai, duke kërkuar që autoritetet të hetojnë me kujdes rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *