Përplasja në LDK: Abdixhiku i dërgon mesazh Tahirit, ai përgjigjet shkurt – “Gjithë LDK”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas veprimit të Xhafer Tahirit, duke theksuar se në LDK nuk mund të qëndrohet “me një këmbë brenda e me syrin nga një parti tjetër”.
“Nuk ka më me qëndru me një këmbë në LDK e me një sy e me një qafë në një parti tjetër”.
“Ose je plotësisht në LDK, ose nuk je fare. Askush nuk mund të veprojë kundër interesave të anëtarësisë sonë,” tha Abdixhiku.
Pas kësaj deklarate ka reaguar, Xhafer Tahiri.
Ai shkurt i është përgjigj Abdixhikut se do të jetë gjithë LDK.
“Gjithë LDK ✌️”, shkruan ai.
Kujotjmë, se kjo përplasje brenda LDK-së ndodhi pas një koalicioni në Vushtrri mes LDK-së dhe VV-së, gjë me të cilën nuk është pajtuar kryetari Lumir Abdixhiku.
