Manxhuka: Shumica e fletëvotimeve me shpërputhje janë për PDK-në
Arlind Manxhuka ka reaguar pas raportimeve për fletëvotime me probleme në Mitrovicë, duke theksuar se situata po interpretohet gabimisht.
“Sipas të dhënave, janë identifikuar 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik. Nga to, 43 janë të papërdorura dhe 32 të përdorura në procesin zgjedhor. Brenda atyre të përdorurave, më shumë janë për PDK-në. Bumerangu i radhës,” ka shkruar Manxhuka, duke e quajtur bumerang të radhës.
Ai tha se këto fakte rrëzojnë propagandën e PDK-së për manipulime në zgjedhje.
