OPINIONTË FUNDIT

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Halilaj: LVV dhe Guxo, simbol i orientimit të ri politik

Balotazhi i 9 nëntorit përfundoi garën për kryetarët e 38 komunave të Kosovës. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dolën fituese në më së shumti komuna – nga njëra anë dhe nga tjetra, me nga shtatë komuna secila – duke llogaritur edhe rezultatet e rundit të parë më 12 tetor.

Dalja në votime ishte më e ulët se një muaj më parë, ndërsa procesi u zhvillua pa ndonjë incident të rëndësishëm.

Ja renditja e fituesve sipas partive dhe komunave:

LDK

Prishtinë – Përparim Rama

Pejë – Gazmend Muhaxheri

Viti – Sokol Haliti

Junik – Ruzhdi Shehu

Dragash – Bexhet Xheladini

LVV

Mitrovicë – Faton Peci

Fushë Kosovë – Valon Prebreza

Obiliq – Halil Thaçi

Gjilan – Alban Hyseni

PDK

Prizren – Shaqir Totaj

Vushtrri – Ferit Idrizi

Kaçanik – Sabedin Vishi

AAK

Klinë – Zenun Elezaj

Rahovec – Smajl Latif

Suharekë – (kandidat i AAK-së, emri jo përmendur)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Gjakovë – Ardian Gjini

Kandidat tjetër / partia lokale

Mamushë – Abdulhadi Krasniq (Kosova Demokratik Turk Partisi)

Kllokot – Bozhidar Dejanoviq (Lista Serbe)

Avokati dhe anëtari i listës Guxo, Gazmend Halilaj, thotë se rezultati i 9 nëntorit tregon se qytetarët kërkojnë politika të pastra dhe qeverisje me integritet. Ai vlerëson se Vetëvendosje dhe “Guxo” mbeten forca më e besueshme politike, që përfaqësojnë aspiratën për drejtësi dhe zhvillim në Kosovë.

“Rezultati zgjedhor i 9 nëntorit përbën një moment reflektimi për të gjitha subjektet politike në vend, por mbi të gjitha, një konfirmim se qytetarët vazhdojnë të kërkojnë politika të pastra, qeverisje me integritet dhe përfaqësim që buron nga vullneti i sinqertë për ndryshim. Në këtë drejtim, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën “Guxo” dëshmuan sërish se mbeten forca më e besueshme politike në Kosovë – një subjekt që përfaqëson aspiratën e qytetarëve për drejtësi, zhvillim dhe shtet të barabartë për të gjithë”, thotë ai.

Tutje, Halilaj, shprehet se, rezultatet në komunat kryesore treguan se qytetarët vazhdojnë t’i besojnë qasjes reformuese të LVV-së dhe përpjekjeve për pastrimin e institucioneve nga ndikimet e vjetra.

Ai nënvizon se partitë tradicionale panë rënien e mbështetjes për shkak të mungesës së vizionit të ri, duke thënë se ky rezultat reflekton prirjen e opinionit publik në nivel nacional: shumica duket se kërkon vazhdimësinë e qeverisjes së Vetëvendosjes, me Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër.

Në fund, deklaron se zgjedhjet dëshmuan se qytetarët duan konsistencë, transparencë dhe politikë që shërben për të gjithë, ku LVV dhe Guxo mbeten simbol i këtij orientimi të ri.

“Rezultatet në komunat kryesore treguan se pavarësisht sfidave të shumta, qytetarët vazhdojnë t’i besojnë qasjes reformuese të LVV-së, përpjekjeve për pastrimin e institucioneve nga ndikimet e vjetra, dhe politikës së guximshme që e ka karakterizuar këtë lëvizje që nga themelimi. Në anën tjetër, partitë tradicionale – të përfshira për vite të tëra në qeverisje që shpesh kanë sjellë zhgënjim – e panë edhe njëherë rënien e mbështetjes së tyre, pikërisht për shkak se nuk kanë arritur të ofrojnë vizion të ri e të besueshëm.

Një rezultat i tillë nuk mund të shihet thjesht si lokal: ai reflekton qartë prirjen e opinionit publik në nivel nacional. Nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, është e qartë se shumica e qytetarëve do të kërkojnë vazhdimësinë e qeverisjes së nisur nga Vetëvendosje, me Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër – një figurë që simbolizon seriozitet, përkushtim dhe përfaqësim të ndershëm të vlerave që i duhen Kosovës sot.

Këto zgjedhje, më shumë se kurrë, dëshmuan se qytetarët nuk duan kthim prapa. Ata kërkojnë konsistencë në parime, transparencë në vendimmarrje dhe një politikë që nuk shitet për interesa të ngushta. Vetëvendosje dhe Guxo janë sot simboli i këtij orientimi të ri politik – orientimi i një Kosove që guxon të ecë përpara” – përfundon Halialj për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *