OPINIONTË FUNDIT

“Edhe pa qeveri, Kosova funksionoi mirë”, Eksperti “thumbon” kritikët – ja mesazhi i tij

Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), ka komentuar situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke vlerësuar se ngërçi i krijuar në formimin e qeverisë ka qenë sfidues, por jo i pazakontë në demokracitë parlamentare.

Në një bashkëbisedim me “Bota sot”, Vogel tha se periudha e gjatë pa një qeveri të formuar plotësisht nuk është përherë shenjë krize të thellë, duke përmendur shembullin e Belgjikës, vendit ku ai jeton.

“Nuk është kurrë e lehtë kur një vend qëndron pa një qeveri plotësisht funksionale për një periudhë të gjatë kohore. Në të njëjtën kohë, nuk është asgjë shumë e pazakontë; vendi ku jetoj unë – Belgjika – ka thyer vazhdimisht rekordin botëror pa një qeveri të zgjedhur dhe jeta vazhdon,” u shpreh Vogel.

Ai theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve, veçanërisht të atyre që garantojnë rendin kushtetues dhe ligjor në vend.

“Gjëja e rëndësishme është që institucionet e qeverisë – administrata publike, por edhe, më e rëndësishmja, institucione të tilla si Gjykata Kushtetuese – të vazhdojnë të funksionojnë,” tha Vogel.

Sipas tij, pavarësisht “sulmeve shqetësuese dhe të panevojshme” ndaj Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe, institucionet e Kosovës kanë treguar qëndrueshmëri dhe profesionalizëm.

“Pavarësisht sulmeve shqetësuese dhe të panevojshme ndaj Gjykatës Kushtetuese, në fund institucionet e Kosovës e bënë punën e tyre,” përfundoi Vogel për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *