OPINIONTË FUNDIT

Bukuroca ‘godet’: Si e shpërblyen Mustafa e Thaçi, Serbinë me komuna në Kosovë

Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si disa vendbanime serbe në Kosovë u shndërruan në komuna të veçanta, duke e cilësuar këtë si një lëshim të rëndë politik nga ish-krerët e shtetit, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, këto komuna u krijuan për të mundësuar themelimin e Bashkësisë Serbe me kompetenca ekzekutive “si askund në botë”, por ky proces u ndalua përkohësisht falë veprimit të ish-presidentes Atifete Jahjaga, e cila e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Bukuroca thekson se brenda këtyre komunave gjenden edhe tri me shumicë shqiptare – Artana, Kllokoti dhe Shtërpca – ndërsa e sheh si paradoks faktin që në Luginën e Preshevës, vendbanime të mëdha shqiptare si Tërnoci dhe Presheva trajtohen si “fshatra” sipas ligjeve serbe.

Shkrimi i plotë

Katundet serbe, që Mustafa e Thaçi i shndërruan në komuna për të mundësuar Bashkësinë Serbe me pushtet ekzekutiv, si askund në botë, por që kryetarja e atëhershme Atifete Jahjaga ua parandaloi me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, ka brenda vetes edhe tri komuna me shumicë shqiptare: Artanën (Novobërda), Kllokotin dhe Shtërpcën.

Këtë e shkruan portali serb “normalizacija.”

Tërrnoci i Madh i Luginës i ka 8.893 banorë, shumica absolute shqiptarë, por sipas ligjit serb, ai është katund. Presheva ka gati 40.000 banorë, por e shndërruar me ligje serbe në fshat. Parteshi komunë me 1,785 banorë. Pse? Sepse dy politikanë shqiptarë menduan se Serbia duhet të dëmshpërblehet dhe të trajtohet si viktimë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *