OPINIONTË FUNDIT

Valon Prebreza falënderon Fushë-Kosovën pas rezultateve pozitive: Fitoi Fushë Kosova, prej sonte fillon një kapitull i ri

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare, ku prin me një diferencë të konsiderueshme votash. Ai falënderoi qytetarët e Fushë-Kosovës për mbështetje të jashtëzakonshme dhe u shpreh se kjo është një fitore e përbashkët për të gjithë qytetarët.

” Faleminderit Fushë Kosovë!

Kjo është fitore e përbashkët. E vullnetit, e besimit dhe e guximit për të ecë përpara.

Sonte fitoi Fushë Kosova, dhe prej sonte fillon një kapitull i ri! Ju premtoj se do të jem kryetar i të gjithëve.” tha Prebreza në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se qytetarët kanë treguar një angazhim të fuqishëm për një të ardhme më të mirë.

Kandidati i Partisë Vetëvendosje (VV) ka kërkuar angazhim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm nga të gjithë qytetarët e Fushë-Kosovës, duke u angazhuar për një administratë të hapur dhe efikase që do të përqendrohet në nevojat dhe aspiratat e komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *