OPINIONTË FUNDIT

“LVV fituese e zgjedhjeve lokale”, Gjinovci me deklaratë të fortë – ‘godet’ PDK-në e LDK-në

Rron Gjinovci ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në nivel vendi.

Në një postim në Facebook, ai ka analizuar rezultatet në tetë komunat më të mëdha të Kosovës, duke theksuar se VV ka shënuar rritje duke fituar Podujevën, Gjilanin dhe Mitrovicën, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, LDK ka ruajtur pozitat me Prishtinën dhe Pejën, ndërsa PDK ka pësuar rënie, duke mbajtur vetëm Ferizajn dhe Prizrenin.

Postimi i plotë

VV fituese e zgjedhjeve lokale, qe pse

Janë 8 komuna të mëdha për të cilat bëhet lufta: Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Ferizaji dhe Podujeva.

VV u rritë për një komunë të madhe dhe i ka fitu Podujevën, Gjilanin, Mitrovicën.

LDK ka mbetë aty ku ka kênë me Prishtinën dhe Pejën.

PDK është zvogëlu duke i mbajtë vetëm Ferizajin dhe Prizrenin.

AAK ka mbetë aty ku ka kênë me Gjakovën.

Pasë parasysh randësinë dhe madhësinë e Prishtinës si dhe rënien e PDK-së, atëherë LDK mundet me u konsideru e dyta në kuptimin e zgjedhjeve lokale. Por të gjithë e dimë që PDK e ka ndihmu si asnjiherë ma parë në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *