Rron Gjinovci e thotë hapur: Shaqir Totaj nuk meriton shansë të dytë, Prizreni ka nevojë për Artan Abrashin
Analisti Rron Gjinovci ka deklaruar se Shaqir Totaj nuk duhet të votohet, pasi sipas tij “nuk ka bërë asgjë interesante në një qytet me aq shumë potencial”. Ai shtoi se “në demokraci, shansa e dytë jepet vetëm kur ka shenja përmirësimi, e Totaj nuk përmirësohet”.
Në anën tjetër, Gjinovci vlerësoi kandidatin Artan Abrashi si “të ndershëm, të sjellshëm dhe përfaqësues të shpirtit të prizrenalisë”, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i japin atij një shans.
Postimi i plotë:
Pse nuk duhet me votu Shaqir Totajn. Sepse nuk ka ditë kurgjo interesant me bo me nji qytet që ka aq shumë potencial. Në demokraci shansa e dytë të jepet veç kur ka naj shejë që përmirësohesh. Shaqir Totaj, besoj pajtohemi tanë që nuk përmirësohet.
Në anën tjetër është Artan Abrashi, nji djalë tepër i ndershëm, tepër i sjellshëm, etalon i qytetarit të Prizrenit, përfaqësus i njimendtë i shpirtit të prizrenalisë. Kushdo që e ka nji shok në Prizren, ai shok diqysh është si Artan Abrashi. Prandej jepjani shansën e le të shohim ky karakter tipik prizrenalie a po përkthehet në diçka pozitive për Prizrenin.
