OPINIONTË FUNDIT

“Vetting-u nuk është luks, është oksigjen” – Kadri Kryeziu vjen me një mesazh të fortë

Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen politike në vend, duke theksuar se Kosova nuk mund të ecë përpara pa një vetting të plotë e të hollësishëm të gjithë politikanëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se një proces i tillë nuk duhet parë si hakmarrje apo ndëshkim, por si domosdoshmëri për kthjellim moral dhe rikthim të besimit në institucione, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Mendoj se Kosova nuk mund të ecë përpara pa një vetting të hollësishëm të të gjithë politikanëve.

Jo për hakmarrje, por për pastrim moral.

Jo për ndëshkim, por për kthjellim.

Institucionet mund të ndërtohen me ligje, por besimi ndërtohet vetëm me njerëz të pastër.

Deri sa të mos ketë përgjegjësi për çdo pasuri, vendim dhe lidhje të pushtetit — çdo reformë do të mbetet fasadë.

Vetting-u politik nuk është luks, është oksigjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *