Shkëlzen Gashi ‘godet’ Uran Ismailin – ia përmend Sami Lushtakun
Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër ndaj ish-kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në prag të balotazhit për kryeqytetin.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka kujtuar se Ismaili kishte prishur koalicionin me Përparim Ramën dy vjet më parë për, siç ka thënë ai, “keqqeverisje dhe korrupsion”, ndërsa tani e ka kritikuar për heshtjen e tij para raundit të dytë të zgjedhjeve, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Para dy vjetëve Uran Ismaili e prishi koalicionin me Përparim Ramën për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Në fushatë hyni me premtimin për ndryshim.
Tash për balotazh s’po flet.
Uran Ismaili, a je për me vazhdu me dështakun dhe mashtruesin Përparim Rama, apo jo?
A guxon me u përcaktu apo për këtë çështje vendosë Sami Lushtaku?
Nejse, pyetje retorike, se po dihet që jeni të lidhun mish e thu me rrencin dhe dallavergjinë Përparim Rama
