“Kjo do të ishte tragjedi e madhe” – Apeli i profesorit: Znj. Presidente, shpallni zgjedhjet — mos e sakrifikoni Albin Kurtin
Profesori dhe analisti politik Dr. Mehdi Hyseni ka bërë thirrje që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të tërheqë vendimin e saj për mandatimin e z. Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë dhe, në vend të kësaj, të shpallë zgjedhje parlamentare.
Në një shkrim për gazetën “Bota sot”, Hyseni paralajmëron për pasoja të rënda politike në rast të zëvendësimit të kryeministrit aktual Albin Kurti.
Ai thekson se ndryshimi i kreut të Qeverisë, përderisa Kurti mbetet figura më e votuar dhe aktive, do t’u japë trovë kundërshtarëve të tij, brenda dhe jashtë vendit, për të forcuar tezën se Kurti është i izoluar nga partnerët ndërkombëtarë.
-“Mos e humbisni kryeministrin Albin Kurti ! Lajmi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formin e Qeverisë, është shqetësues, sepse me këtë potez fitojnë të gjitha forcat politike kundër Albin Kurtit si në kuptimin e politikës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare. Ky do të ishte gabim fatal i politikës strategjike të Vjosa Osmanit dhe të Albin Kurtit, jo pse Glauk Konjufca nuk e meriton të zgjedhet kryeministër, por derisa të jetë aktiv dhe më i zgjedhuri i Kosovës, Albin Kurtin nuk duhet zëvendësuar me asnjë bashkëpartiak të tij nga Vetëvendosja, sepse automatikisht do të krijohej vacuum dhe krizë politike në udhëheqjen e politikës dhe të diplomacisë së Qeverisë së Kosovës. -E pranoi se pranoi Albin Kurti që Konjufca të jetë mandatar i ri për formimin e Qeverisë, kjo do të ndikojë shumë pozitivisht edhe në sy të opinionit të brendshëm, edhe të atij ndërkombëtar të rivalëve të tij, se me këtë ndryshim askidental shumë të gabuar, do të vërtetoheshin tezat, akuzat, shpifjet dhe gënjeshtrat, se gjoja Albin Kurti është kundër jo vetëm Opozitës, por edhe kundër, BE-së dhe Amerikës.!”, thotë Hyseni.
Hyseni thekson gjithashtu se partitë opozitare, megjithëse deklarojnë se nuk do të pranojnë një mandatar si Konjufca, në praktikë mund të mbështesin këtë opsion sepse ai u shërben interesave të tyre politike.
“Prandaj, kjo do të ishte forma më e keqe dhe më infantile e eliminimit politik të Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit të Kosovës! Pavarësisht nga deklaratat e kryeliderëve partiakë të Kosovës, se gjoja nuk do ta pranojnë as Glauk Konjufcën për mandatar të Qeverisë, në fakt, ata mezi po presin që ta votojnë këtë Propozim të presidentes Vjosa Osmani, sepse ky është opsioni më i kapshëm dhe më i leverdishëm i gjithë opozitës, që politikisht ta eliminonin kundërshtarin e tyre, Albin Kurti. Për më tepër, në këtë kombinatorikë diabolike, ndërkohë, do të eliminohej politikisht, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sepse pa Albin Kurtin, ajo e ka të vështirë ta ruajë postin e Presidentes!”, nënvizon Prof. Dr. Mehdi Hyseni`.
Bazuar në këtë, Hyseni thekson se nga moszgjedhja e Albin Kurtit kryeministër, goditjet e para politike, do t’i marrë Lëvizja Vetëvendosje, e cila pa Albinin nuk do të fitojë asnjë zgjedhje parlamentare në Kosovë, siç shprehet ai “as me plebishit e as pa plebishit”.
“Ndaj, Z. Presidente Osmani, anuloni atë vendim për mandatimin e Konjufucës për kryeministër dhe, në afat sa më të shkurtër, shpallni zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sepse me do të fitonte vetëm opozita me aleatët saj të brendshëm dhe të jashtëm, e cila vite me radhë po e akuzon Albin Kurtin si “armik” të partnerizmit ndërkombëtar (kundër Amerikës dhe BE-së)!?”, apelon Hyseni.
Për prfesorin, kjo formulë për mandatimin e Konjufcës kryeministër të Kosovës, do të ishte me rrezik dhe me pasoja të mëdha të “palexueshme” dhe të papritura, që do të dëmtonin karrierën politike të Albin Kurtit, duke e detyruar, që të braktiste Kosovën.
“Kjo do të ishte tragjedi e madhe për Kosovën dhe për shtetasit e saj. Prandaj, z. e nderuar Presidente Vjosa osmani, shpalli zgjedhjet, në vend të asaj formule propozuese “Glauku kryeministër” !”, përfundon Hyseni.
