Kurti: Astriti, simbol i përpjekjes për një shoqëri të drejtë e të lirë
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar Astrit Deharin derisa tha se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Lëvizje dhe në shoqëri.
Kurti ka thënë se, Astrit Dehari ishte shembull i guximit, i ndershmërisë dhe i përkushtimit për drejtësi.
“Në këtë përvjetor të nëntë të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, së bashku me kolegë nga Qeveria, Kuvendi e Lëvizja vizituam familjen Dehari e së bashku bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta mbi varrin e Astritit, në nderim të jetës dhe idealit që ai mishëroi. Astriti mbetet simbol i përpjekjes për një shoqëri të drejtë e të lirë. Ai është frymëzim për secilin aktivist të Lëvizjes sonë, nga më i riu e deri te çdonjëri. Ai vazhdon të jetë udhërrëfyes i angazhimit të secilit për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të denjë”, ka shkruar Kurti.
