Sveçla: Serbia po vazhdon me veprimet destabilizuese ndaj Kosovës, është koha e fundit që ndërkombëtarët ta ndëshkojnë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi xhandarmëria serbe ka plagosur, duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer, një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sveçla ka thënë se Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cenuar hapur integritetin territorial, kësah radhe në zonën -0- të kufirit mes nesh, e cila ka prani më të shtuar të KFOR-it. Sipas tij, është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë
“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar ndër të tjera ai.
