OPINIONTË FUNDIT

“Vetëm hetimi profesional do zgjidhë misterin e urës në Mitrovicë”, eksperti vjen me mesazh të fortë – përmend disa skenare

Pas incidentit të ndodhur gjatë ndërtimit të urë për këmbësoret në Mitrovicë, eksperti Drizan Shala ka kërkuar hetim të pavarur dhe profesional për të zbuluar nëse bëhet fjalë për sabotazh apo për defekt teknik.

Në reagimin e tij, Shala thekson se ngjarja përbën një test serioz për sigurinë kombëtare, ndërsa paralajmëron se çdo konkluzion i nxituar mund të shërbejë për manipulime dhe destabilizim të situatës, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Sabotazh apo defekt teknik? Ura në veri, provë e re për sigurinë kombëtare dhe shtetin ligjor në veri të Kosovës!

Në lidhje me incidentin gjatë ndërtimit të urës së dytë në veri, autorët e punimit dhe institucionet përgjegjëse nuk duhet të nxitojnë në përfundime pa një hetim të pavarur dhe të thelluar. Bazuar në tre hipotezat kryesore të ngritura në aspektin e sigurisë, prandaj duke të shprehim këtë qendrim të balancuar dhe të qartë për publikun.

Hipoteza fillestare – e përgjithshme:

Incidenti i ndodhur në procesin e ndërtimit të urës së dytë në veri të Kosovës mund të jetë rezultat i ndërhyrjes njerëzore (sabotimit të qëllimshëm) ose i një defekti teknik gjatë fazës së punimeve inxhinierike. Për të përcaktuar natyrën e vërtetë të ngjarjes, kërkohet analizë multidisiplinare që përfshin komponentët e sigurisë, teknikës dhe inteligjencës.

Hipoteza specifike – e ndërmjetme:

Ekziston mundësia që ky incident të jetë produkt i një akti sabotues të koordinuar nga struktura paralele dhe grupe kriminale që operojnë në veri të vendit, të cilat tradicionalisht kanë pasur lidhje me rrjete parapolitike serbe. Këto grupe mund të synojnë krijimin e pasigurisë dhe ndalimin e proceseve të integrimit institucional në zonë, përmes dëmtimit të projekteve infrastrukturore strategjike.

Hipoteza e veçantë – strategjike:

Sabotimi i mundshëm mund të jetë i sponsorizuar ose i dirigjuar nga struktura shtetërore të Serbisë, si pjesë e një strategjie më të gjerë të veprimeve hibride dhe presionit ndaj institucioneve të Kosovës. Ky skenar është i ngjashëm me incidentet e mëparshme mbi infrastrukturën kritike (p.sh. sistemet e ujësjellësit dhe energjisë) që janë regjistruar në vitin e kaluar, duke synuar të dëmtojnë stabilitetin lokal dhe të testojnë reagimin e autoriteteve të sigurisë.

Prandaj mesazh përfundimtar duhet të jete që ky incident duhet trajtuar me maturi dhe profesionalizëm maksimal. Çdo konkluzion i parakohshëm vetëm sa do t’i shërbente atyre që kërkojnë të dëmtojnë besimin publik dhe të manipulojnë opinionin. Pra, deri në përfundimin e plotë të hetimeve teknike, kriminale dhe të inteligjencës, askush nuk duhet të nxjerrë përfundime të shpejta.

E vërteta duhet të mbështetet në fakte, jo në emocione – sepse në çështje që prekin sigurinë kombëtare, çdo fjalë e thënë para kohe mund të kthehet në instrument destabilizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *