Driton Tali kërkon miratimin e Buxhetit për vitin 2026, ka një thirrje për deputetët e Kuvendit
Driton Tali, ka bërë thirrje që Buxheti për vitin 2026 të miratohet para shpalljes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në një postim në Facebook, Tali u ka kërkuar deputetëve që të mos e shtyjnë këtë proces për legjislaturën e ardhshme, duke theksuar se “një Zot e di se si do të shkojë puna atëherë” dhe se përgjegjësitë aktuale duhet të përmbushen pa vonesa, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mos e leni punën e sotit për nesër!
Miratone Buxhetin për 2026 para se t’i shpallni zgjedhjet e radhës.
Mos e leni për legjislaturën e ardhshme – një Zot e di se si do të shkojë puna atëherë!
