OPINIONTË FUNDIT

Drenori: Mediat e devijuan fjalimin e Kurtit gjatë hapjes së fushatës

Analisti politik, Xhavit Drenori komentoi hapjen e fushatës për zgjedhjet e balotazhit, të cilat do të mbahen në fund të javës së ardhshme, me 9 nëntor.

Drenori fillimisht e komentoi hapjen e fushatës nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u komentua shumë nga mediat vendase si hapje e fushatës së parakohshme.

Drenori tha se fushata e këtyre zgjedhjeve të balotazhit është vetëm njëjavore dhe munësia me aq shumë pjesëmarrës nuk është e shpeshtë.

Ai tha se në këtë hapje të fushatës u panë të gjithë kandidatët për kryetarë që janë në garë për balotazh.

Drenori tha se mediat vendase e kishin devijuar paksa fjalimin e Kurtit, ku disa prej tyre kishin shkruar se kinse Kurti ka thënë “Kujdes kë po e votoni sepse po nuk i votuat kandidatët tanë, do të mbeteni pa lekë”.

“Ne e dijmë që në fakt kemi një treg medial, që nuk e di a kund në Ballkan në këtë rajonin tonë ku jetojmë, që është kaq i përhapur pa kurrëfarë verifikimi e kontrolle, por fundja e fundit jemi ku jemi”, shtoi tutje Drenori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *