OPINIONTË FUNDIT

Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Hoteli “Castel” në Milloshevë është djegur të shtunën, i cili është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.

KOHA ka siguruar pamje nga brenda hotelit, ku shihen dëme të mëdha.

Ende nuk dihet se prej çka është shkaktuar zjarri.

Nga Policia është thënë se nuk ka të lënduar dhe se ka filluar hetimet për sqarimin e rrethanave.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, njoftoi PK.

KOHA ka kontaktuar me Thaçin. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Thaçi është në garën e balotazhit në Obiliq përballë kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së, Xhafer Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *