Rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë, Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në të cilën diskutuan dhe prezantuan buxhetin dhe projektligjin për buxhetin e vitit 2026.
Pas vendimeve për rritje të shtesave për fëmijë, pensioneve të moshës dhe paralajmërimet për pagë të 13-të në sektorin publik, Kurti tha se vendimet u morën sot pasi që është praktikë e qeverisë së tij që propozim-buxheti të bëhet në javën e fundit të tetorit ashtu siç e parashikon ligji sipas tij, transmeton KosovaPress.
Kurti:Në çdo vit në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave publike 31 tetori është afati i fundit për të miratuar ligjin në qeveri
“Në çdo vit në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave publike 31 tetori është afati i fundit për të miratuar ligjin në qeveri, kjo është e sigurt që kjo ka ndodh çdoherë me neve, ne e bëjmë në muajin tetor, nganjëherë ëshë 30 tetori nganjëherë 31 tetori nganjëherë është edhe ndonjë ditë më herët, por nuk e bëjmë në shtator kjo bëhet në javën e fundit të tetorit. Në këtë rast e kemi bërë me 31 tetor, kjo nuk është ndonjë risi, pse po e bëjmë miratimin në mbledhjen e qeverisë propozim-buxheti për vitin 2026 në ditën e fundit të tetorit sepse ligji e kërkon një gjë të tillë.
Kryeministri në detyrë i cili dështoi të marrë mandatin e tretë në Kuvend pas votimit në seancën e fundit në institucionin legjislativ aty ku mori besimin e 56 deputetëve tha seKryeministri në detyrë i cili dështoi të marrë mandatin e tretë në Kuvend pas votimit në seancën e fundit në institucionin legjislativ aty ku mori besimin e 56 deputetëve tha se për konsensus politik duhet të ketë thirrje të logjikës dhe racionalitetit.
Kurti: Kur i realizojmë premtimet para kohe nuk besoj që duhet të ketë ankesa
“Sa i përket konsensusit, unë i thërras logjikës dhe racionalitetit pra konsensusi nënkupton logjikëku vlejnë aspektet universale të të menduarit dhe në anën tjetër të racionalitetit ku ne bashkërisht shpresoj që të kemi një situatë që në Kuvendin e Republikës meqënëse kemi Kuvend të konstituuar, ky buxhet i rritur dhe i mirë do të kalojë në legjislaturën e nëntë. Nuk kam armë tjetër për të arritur konsensus përveç logjikës dhe racionalitetit. Ndërkaq pse nuk kemi pritur që këtë ta bëjmë më vonë, nëse pensionistët dhe punëtorët që preken nga paga minimale do të ishin dakord që ne këtë ta shtyjmë për më vonë edhe unë do të isha dakord, por jam i bindur që ata presin që prej momentit kur ka folur kryeministri është e rëndësishme që të kalohet në realizimin e atyre, e kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundim që mund ta bëjmë, rrjedhimisht nuk kemi pse e shtyjmë. A do të ishte më mirë me një qeveri me mandat fuqiplotë katërvjeçare në vijim, sigurisht që do ishte mirë, por besoj që më mirë kështu që vazhdojmë të jemi qeveri në detyrë dhe morëm vendime të mira se sa të themi që të presim për qeverinë e re e cila nuk e dimë a është këtë vit apo në vitin e ardhshëm dhe vetëm atëherë do të mund të gëzoni që i premtoj kryeministri. Me që është e mundur të bëjmë gjëra të mira duhet t’i bëjmë gjërat e mira. Pra, kur i realizojmë premtimet para kohe nuk besoj që duhet të ketë ankesa, nëse nuk mbahen premtimet duhet të ketë ankesa, por po u realizuan para kohe për besë është mirë që të gëzohemi të gjithë bashkërisht”, tha Kurti.
Tutje, kryeministri në detyrë tha se në takimin e sotëm të presidentës me liderët e subjekteve politike shkon me optimizën dhe konstruktivitet.
Kurti: Dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm aty
“Takimi që do ta kemi në zyrën e presidentes, aty do të diskutohet tema për të cilën jemi ftuar për hapat e mëtutjeshëm meqënëse në tentimin e parë nuk u arrit formimi i qeverisë së re. Dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm aty. Funksionimi i Kuvendit, nënkupton formimin e komisioneve parlamentare, unë nuk i kuptoj pse nuk i formojnë komisionet parlamentare, nuk kanë argumente tjera bindëse që janë jashtë logjikës dhe racionalitetit”, tha Kurti.
Në anën tjetër, Murati sqaroi se pensionistët pagesën me rritje do ta marrin që nga nëntori i këtij muaji.
Murati: Pensionet merren me 15 nëntor apo cila do datë e punës që i bie datë e punës dhe kësisoj zbatimi do të fillojë nga muaji nëntor
“Siç edhe e dini një ndryshimi që kemi bërë sa i përket pagesës së pensionet është që pagesa të bëhet në mes të muajit, pra me datën 15 në mënyrë që familja të ketë likuiditet të vazhdueshëm, sepse çdokush mund të ketë fëmijë, pensionistë të punësuar brenda familjes dhe përveç se pagat merren në fund të muajit në mes të muajit vjen edhe pensioni shtohet si likuiditet. Pra, pensionet merren me 15 nëntor apo cila do datë e punës që i bie datë e punës dhe kësisoj zbatimi do të fillojë nga muaji nëntor”, tha Murati.
31.10.2025 – 11:05
Paralajmërohet edhe paga e 13-të për sektorin publik
Buxheti i Kosovës për vitin 2026 do të jetë 4 miliardë euro, tha kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti.
Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se qeveria do të ndajë edhe pagën e 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik në fund të vitit, transmeton KosovaPress.
“Është buxhet në vlerë 4 miliardë euro. Ku një miliard euro janë buxhetor janë buxhetuar për investime kapitale. Një risi me këtë buxhet do të jetë dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik.
Pra kushdo që punon së paku 12 muaj në sektorin publik me qeverinë tonë në fund të vitit do të mund të përfitojë edhe pagën e 13-të”, tha ai.
31.10.2025 – 10:45
Paga minimale për sektorin privat do të bëhet në 500 euro prej korrikut të vitit 2026, Murati shpalos detajet
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rritjen e pagës minimale nga viti 2026- nga 364 euro në 500 euro.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se rritja e pagës minimale do të bëhet në dy faza gjatë vitit 2026.
“Pas analizave që kemi bërë dhe pas diskutimeve që kemi pasur propozimi ynë është që paga minimale të bëhet 500 euro, apo tri euro për orë punë. Kjo rritje do të bëhet në dy faza në mënyrë që të përballohet nga ndërmarrësit.
Duke filluar nga 01.01.2026 propozimi i Ministrisë së Financave është që paga të ngritët në 425 euro në muaj apo 2.5 euro për orë pune ndërsa duke filluar nga 01.07.2026 është faza e dytë e rritjes së pagës minimale që do të kompletohet në 500 euro”- tha Murati, më 31.10.2025.
——-
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është miratuar Projektbuxheti për vitin 2026 me vlerë prej 4 miliardë eurosh, nga të cilat 1 miliard euro janë të dedikuara për investime kapitale.
Kryeministri në detyrë tha se ky buxhet përfshin një sërë risish që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale të shtetit. Një nga risitë kryesore sipas tij është dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar së paku 12 muaj gjatë vitit.
“Kushdo që punon së paku 12 muaj në sektorin publik me qeverinë tonë, në fund të vitit do të mund ta përfitojë pagën e 13-të”, tha Kurti.
Në këtë buxhet është përfshirë edhe rritja e pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune, për dallim nga praktika e mëhershme kur për 15 vitet e para zbatohej rritje prej vetëm 0.25% për çdo vit përvojë. Kjo, sipas Kurtit, përkthehet në rritje të ndjeshme të pagës për çdo të punësuar në sektorin publik.
Kurti ka theksuar se projektbuxheti për vitin 2026 parasheh gjithashtu rritje të pensioneve, shtesave për fëmijë dhe lehona, si dhe pagesa shtesë për të rinjtë dhe gratë që angazhohen përmes platformës “Superpuna”. Ai përfshin gjithashtu përfundimin e reformës së asistencës sociale dhe rritje të mbështetjes për familjet dhe grupet në nevojë.
“Me këtë buxhet rritet mbështetja për barnat esenciale, por njëkohësisht edhe për kulturën dhe sportin. Po ashtu, do të ketë rritje të ndihmës për ndërmarrësit, për sektorin privat dhe për bujqit, si dhe më shumë investime në infrastrukturë publike”, u shpreh kryeministri në detyrë.
Kurti theksoi se përveç përmbajtjes zhvillimore, ky buxhet siguron vazhdimësinë dhe funksionimin e shtetit, edhe në periudha tranzicioni institucional. Ai sqaroi se, sipas nenit 31, paragrafit 5 të Ligjit për Qeverinë, edhe një qeveri që e ka përfunduar mandatin e plotë ka të drejtë të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit.
“Edhe pse jemi qeveri në detyrë, me këtë veprim po zbatojmë një detyrim ligjor dhe një përgjegjësi shtetërore që shteti të mos mbetet pa buxhet. Tani i takon Kuvendit dhe të gjithë deputetëve nga të gjitha subjektet politike që ta miratojnë këtë buxhet përpara zgjedhjeve të reja”, theksoi ai.
Në të njëjtën mbledhje, Kurti bëri të ditur edhe disa vendime me ndikim të menjëhershëm ekonomik e social. Nga muaji nëntor, pensioni minimal do të rritet nga 120 në 150 euro, duke përfshirë rreth 200 mijë pensionistë në kategori të ndryshme, përfshirë ata me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e pensioneve familjare e invalidore të punës.
Lajm të mirë, Kurti e vlerësoi edhe rritjen e shtesave të fëmijëve, të cilat rriten për 50 përqind, duke nisur nga muaji nëntor. “Një nënë me dy fëmijë që deri tash ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do të marrë 60 euro. Një nënë me katër fëmijë që ka marrë 120 euro, nga nëntori do të marrë 180 euro në muaj”, tha Kurti.
Gjithashtu, Ministria e Financave ka propozuar edhe rritjen e pagës minimale, që pritet të ndikojë pozitivisht për rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat.
Në fund të mbledhjes, Qeveria miratoi edhe dërgimin në Kuvend të buxheteve komunale për vitin 2025 për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun, në mënyrë që këto komuna të mund të shfrytëzojnë buxhetin e ri dhe të mos vazhdojnë të operojnë me buxhetet e vitit 2024, çka u kishte shkaktuar vështirësi në realizimin e projekteve komunale.

 
							 
							