“Fronti Anti-Kurti” alias fronti anti- Kosovë / Shala tregon pse opozita nuk po guxon të hyjë në koalicion me VV-në!
Deputetët e Republikës së Kosovës shpesh votojnë kundër vullnetit të popullit, duke krijuar një paradoks të pa parë.
Kështu vlerëson thotë Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), në një prononcim dhënë për gazetën “Bota Sot”.
Sipas Shalës, i cili është edhe autor i 5 librave publicistikë që trajtojnë zhvillimet politike në Kosovë, deputetët e Kuvendit nuk janë të lirë të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre, por janë rreptësishtë të kontrolluar dhe të dirigjuar nga liderët partiakë.
“Kur deputetet votojnë kundër vullnetit të popullit! Opozita, nuk mund t’u jap më tepër së atë që ua dha populli.
Paradoks i pa parë, dëgjuar e i pa kuptuar kur deputeti i zgjedhur nga populli voton kundër vullnetit të popullit. A është deputeti i lirë në mendime, veprime, propozime e kundërshtime? Sipas asaj që ndodhi, nuk mund të thuhet me plotëkuptimin e fjalës. Atëherë, a përfaqëson deputeti vërtetë fjalën, mendimin dhe dëshirën e popullit e shprehur përmes tij?
A duhet deputeti t’a ketë në dorën e tij vendosjen sipas ndërgjegjjes në rrethana dhe situata të këtilla pa iu nënshtruar vendimeve partiake nga e cila vjen? Po si t’a kishte lirinë të vendosë sipas ndërgjegjjes, i kishte shti nën kontroll dhe në frikë sepse liderët partiak nuk do të ishin të sigurtë se si do veprojë deputeti në rastet e këtilla, sikur nuk e patën guximin të shkojnë në votim përmes votës së fshehtë.
Kjo na dërgon në përfundim se deputetët janë rreptësishtë të kontrolluar e të dirigjuar nga të gjitha partitë politike respektivisht, nga liderët e tyre. Prandaj, po t’ a kishin unin e vet, liderët do të silleshin ndryshe dhe të konsultoheshin me deputetët duke ua respektuar mendimin.
Mendoj që, për t’ia kthyer deputetit nderin, respektin por edhe përgjegjësinë, në sistemin tonë demokratik, kur janë në pyetje votimet për zgjedhje, qofshin ato lokale apo qendrore, të bëhen ndryshime kushtetuare ku, në rend të parë, të vijë në shprehje votimi i fshehtë për t’i disiplinuar të gjithë dhe në rend të parë liderët partiak. Do t’a vëreni se liderët partiak do t’u nënshtrohen deputetëve sepse ata janë të cilët flasin në emër të popullit dhe për popullin”, shprehet Shala.
Sipas tij, deputetëve ua kanë kufizuar zgjedhjen dhe përcaktimin, jo si deputet i pavarur por si i nënshtruar diktatëve dhe urdhrave partiake.
“Kjo, sepse, (që është edhe absurde), deputetët zgjidhen sipas preferencës së liderit partiak, e jo nga shprehja e dëshirës që rrjedh nga baza. Prandaj, në një mënyrë, ua marrin nga dora liderët partiak vullnetin e popullit nëpër vendët zgjedhore duke ua imponuar njerëzit e tyre me të cilët manipulojnë, dirigjojnë dhe kufizojnë qoftë edhe ndërgjegjën e tyre, prandaj edhe kemi situata të këtilla kur deputeti së pari duhet të marrë dorë apo vizë nga lideri partiak, nga i cili, në këtë moment, nuk e ka as shumicën e as çerekun, ose edhe shumë më pak, për të folur në emër të asaj pjese të popullit të cilin e mban shumë rreptë nën kontroll”, thekson Shala.
Në bazë të kësaj, Shala shtron pyetjen se a duhet të ndryshohet Kushtetuta duke i precizuar shumë gjëra të cilat i eliminojnë situata të tilla.
“Si është e mundur që një Kryeministër më i votuari në historinë e Republikës së Dardanisë dhe votat shumicë në zgjedhjet e fundit, mos të jetë në gjendje ta fitojë besimin e shumicës në Parlament për t’u rizgjedhur për mandatin e tretë në postin e Kryeministrit, i cili, partisë së tretë i ofroi koalicion anipse ishte me Listën Guxo dhe Alternativën, por për të patur një koalicion të qëndrueshëm iu drejtua LDK-së me shpresë se do të gjejë mirëkuptim për të dalur nga kriza, për të cilën punuan shumë partitë opozitare duke gjetë “arsyet” e tyre për gjoja gjuhën e përdorur gjatë fushatës.
Po të votohej Albulena Haxhiu për Kryetare të Parlamentit, me siguri se do të testohej edhe mundësia e Kurtit për t’i siguruar numrat dhe s’do të kishim humbur kohë duke e sjellë vendin në një situatë të cilën vetëm armiku ynë do t’ia dëshironte. Kryeneqësia e opozitës na solli në këtë situatë më shumë të panjohura”, potencon ai.
Më tej, Shala thekson se ata që bashkëpunuan me Listën serbe nuk kanë guxim të hyjnë në koalicion me VV-në dhe Albin Kurtin, i cili sulmohet pa ndërprerë nga Vuçiq dhe aleatët e tij përmes sloganeve se me Kurtin nuk mund të bisedohet dhe as të arrihet marrëveshje.
“Sido që të jetë, një gjë është e sigurt se ata që kanë bashkëpunuar me Listën serboshqipfolëse, garantuese e opozitës për të ardhur në pushtet, të cilët njëherit janë të shantazhuar nga ajo vetë, dorë e zgjatur e Vuqiqit e dirigjuar nga krimineli, (nen)Kryetari i saj, në fakt kryeterroristi dhe sulmuesi i Republikës së Dardanisë Millan Radojqiq me grupin e tij, që nuk e kanë guximin të hyjnë në koalicion me VV-në e Albin Kurtit, i cili sulmohet nga Vuqiqi dhe aleatët e tij pa ndërprerë me slogane së, me Albinin nuk mund të bisedohet e as të arrihet kurfar marrëveshjeje, slogan të cilin e përkrahë edhe opozita duke krijuar dhe shpërndarë një narracion (nëse ua blejnë) BE dhe SHBA. Sipërmarrës i kësaj ndërmarrjeje është kryeministri serb në Tiranë, Edvin Kristaq Rama.
Si udhëheqës i Kolonës së 5-të ndaj Albin Kurtit dhe udhëheqës të Republikës së Dardanisë, ai shkoi aq larg sa që, për t’iu kundërvënë fuqishëm Albin Kurtit dhe për t’i dalë në ndihmë Ali Ahmetit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, me qëllim që t’ia sigurojë pushtetin dhe pamundësojë ndikimin që Kurti ka ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, organizoi tubim në Tiranë gjoja në mbrojtje të UÇK-së dhe të burgosurve në Hagë, në rend të parë Hashim Thaçin bashkkordinatorin kryesor me Vuqiqin rreth kurthave dhe marrëveshjeve të fshehta në dëm të Dardanisë, duke abuzuar me ato tri gërma të arta, i cili më së paku ka të drejtë qoftë edhe t’i përmendë. Aty ku nuk merr pjesë qoftë edhe një fëmijë i Familjes heroike Jasharajve, ajo nuk është UÇK e vërtetë. Si i jep vetit të drejtë Kristaqi t’i thërrasë “veteranët” e UÇK-së, i cili kurrë nuk i vizitojë varrezat masive gjithëandej Dardanisë as Kullën e Jasharajve, anipse e ka të ndaluar, siç pati deklaruar Rifat Jashari: “nuk mund të përqafohesh me Vuqiqin dhe me hyjë në këto kulla, do t’a pafuash shtrenjt”, nënvizon Shala, ndërsa pyet se kush i financon të gjitha ato shpenzime për organizime të të gjitha llojeve gjoja “në mbrojtje të UÇK-së”.
Prandaj, Shala thotë se “fronti anti – Kurti” njëherit anti- Kosovë janë agjendat e Beogradit përmes Listës serboshqipfolëse, opozitës së bashkuar dhe Edi Ramës.
“Arsyeja kryesore dhe qenësore janë se opozita nuk e ka guximin apo është e kushtëzuar dhe e shantazhuar nga Lista serboshqipfolëse që me Kurtin nuk mund të bëjë koalicione, sepse kurrë nuk mund të realizojmë marrëveshjet dhe pazaret fshehta të arritura në dëm të Dardanisë, të nënshkruara nga ish-udhëheqësit të cilët gjenden në burgun e Hagës si rezultat i votimit të kësaj gjykate, edhe pas kundërshtimit të opozitës së atëhershme me të gjitha metodat, por pa sukses, gjithnjë duke shpresuar se këta nuk do të jenë pjesë e saj, anipse me akuza të rënda, krime ndaj njerëzimit. Duhet t’a vërtetojnë të kundërtën, përndryshe demonstratat si mjet presioni dhe ndikimi në vërdiktin përfundimtar të saj janë të kota. Këto nuk janë gjykatat tona me gjykatës të cilët i keni zgjedhur vetë për t’ia ndryshuar mendjen sipas kërkesave dhe interesave tuaja. Bile, më shumë e forcon bindjen se i gjithë ky “presion” i organizuar mund të jetë kontraproduktiv duke tentuar të ndërhyjë apo ndikojë në epilogun përfundimtar.
Fronti anti-Kurti njëherit anti-Dardani janë agjendat e Beogradit përmes Listës serboshqipfolëse, opozitës së bashkuar dhe kryekolonashit Edvin Kristaq Rama. Qëllimi: asesi Kurti 3 si rrezik për ta, sepse nuk mund t’i realizojnë planet famkeqe për shkatërrimin e Republikës së Dardanisë përmes defunksionalizimit të saj, me ndërhyrjen e Serbisë përmes Asociacionit, për të cilin dhanë nënshkrimin edhe ata që janë në Hagë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Vuqiqin, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për të cilat janë në dijeni opinioni i gjerë dardan dhe gjithë shqiptar.
Arsyeja kryesore për largimin e Albin Kurtit është se, me Albin Kurtin Kryeministër, faqet e zeza të rrezikshme me përmbajtje dhe synim tradhtie ndaj Dardanisë do të dalin në shesh, që do të thotë zbulimi i një komploti ndër më të rrezikshmit të përpiluar nga kundërshtarët e Kurtit në bashkëpunim me disa përfaqësues ndërkombëtar, anipse jozyrtar, por me ndikim dhe oligarkët vendor, sikur Devollët të cilët e kanë në dorë LDK-në. Kjo do të thotë se, nëse don të bisedosh zyrtarisht me këtë të fundit, atëherë fol me Devollët. Me PDK-në duhet të bisedosh me Listën serboshqipfolëse, ndërsa me AAK-ë duhet të krijosh lidhje për të biseduar me Radojqiqin, dhe ajo lidhje mund të arrihet me deputeten Duda Bale, e cila, në marrëveshje me Radojqiqin, kërkon një komunë boshnjake, anipse kjo nuk i përfaqëson boshnjakët. Qëllimi: parcializimi i Dardanisë në më shumë komuna. Ndoshta duhet të shuhet edhe Asociacioni ekzistues për të mundësuar bashkëpunim më organët qendrore në mënyrë më efikase.
Ja, në çfarë gjendjeje e kanë sjellë Republikën e Dardanisë i ashtuquajturi në konfidencë “Fronti për çlirimin serbo-shqiptar nga diktati Albin Kurti”. Ky “front”, përmes financimit të fshehur nga Serbia dhe oligarkët e brendshëm me disa organizata shqiptare në SHBA, tani të njohura për opinionin e diasporës, po punojnë që kjo propagandë të depërtojë deri edhe në OKB, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Serbinë dhe Rusinë (siç u vërejt në KS ku edhe kryesuesi rus u muf me Albin Kurtin). Imagjinoni se ku ka arritur niveli i ulët i atdhedashurisë, të cilin askush nuk mund ta paramendojë apo imagjinonte”, shprehet ai.
Shala theksoi se si Ligë Qytetare Shqiptaro Amerikane janë duke lobuar që përmes Kongresmenëve dhe Senatorëve Amerikan, ta japin pasqyrën reale dhe kërcënimet serbo-ruse për destabilizim dhe kërcënim serioz
“Pasi mbi tri dekada jetojë në SHBA duke lobuar përmes organizatës më të fuqishme lobiste, LQSHA, e udhëhequr nga dy ikona të lobizmit, Joe dhe Shirley DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv, për interesat shqiptare në përgjithësi e atyre dardane në veçanti, po tentojmë që përmes Kongresmenëve dhe Senatorëve Amerikan, t’ua japim pasqyrën reale dhe kërcënimet serbo-ruse për destabilizim dhe kërcënim serioz, ani pse të vetëdijshëm se Amerikën e kemi këtu në kuadër të KFOR-it si gardianin kryesor të sigurisë së kufijve tanë.
Prandaj, qëllimi im është që popullit tim dhe atdheut tim të dashur të Dardanisë t’ia bëj me dije se Republika jonë, e fituar me çmim të lartë të cilin këta që i përmenda më lartë po e rrezikojnë seriozisht, është në dorën tuaj që të zgjidhni udhëheqjen e cila është dëshmuar në mandatin e parë: si Presidentja me politikën e jashtme shumë të suksesshme, ashtu edhe Kryeministri me qeverisjen në ekzekutiv, duke larguar bandat terroriste, kriminelët dhe duke luftuar krimin, korrupsionin dhe të gjitha llojet e trafikut. Qlirimi definitiv i veriut dhe largimi i Serbisë, duke ia mbyllur të gjitha përfaqësitë ilegale dhe duke i kthyer nën juridiksionin e Dardanisë, grushti më i fuqishëm, i cili gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve armiqësore është dorëzuar turpshëm.
Ata që i përmenda gjatë këtij shkrimi si kundërshtarë të këtyre arritjeve — Serbia, në aleancë të ngushtë shantazhuese, përsëri po tenton të ringjallë epshet për t’i kthyer në pushtet ata në të cilët e ka besimin e plotë, për t’i realizuar ëndrrat që përseri të kthehet në pjesën veriore përmes Listës serboshqipfolëse, që padi ia arriti të regjistrohet si “parti normale”, falë anëtarëve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh Shala.
Publicisti dhe veprimari shqiptaro-amerikan e konsideron si “dhuratë nga zoti” faktin që me Kosovën udhëheqin presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri (në detyrë) Albin Kurti.
“Zoti si dhuratë na dërgojë dy udhëheqës që atdheun e duan pa interes dhe përfitime materiale apo karrieriste. Amerika gjithmonë është dhe do të jetë me neve si populli më dashamirës dhe mirënjohës për rolin historik gjatë çlirimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë. Mos bini pre e propagandës dhe luftës hibride që e zhvillojnë këta të lartëpërmendur, së SHBA-të janë a nuk janë me këtë apo atë udhëheqës.
Shikojeni rolin dhe aftësinë e Presidentes, e cila, siç e pata cekë në disa shkrime të mia të mëparshme, ka treguar sukses të jashtëzakonshëm dhe meritë e saj është kur sot erdhi lajmi mirëpritur dhe shumë domethënës, që Siria e njohu Republikën e Dardanisë.
Prandaj, dy udhëheqës si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, për meritat e tyre, populli as që duhet të hamendësohet se kujt t’ia japin votën”, theksoi ai
“Pyetja është shumë e thjeshtë: A doni nën Serbi me opozitën apo të lirë me sovranitet në tërë territorin e vendit?
Për njohurinë tuaj, dje Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Joe dhe Shirley DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv, pati një takim shumë të rëndësishëm me Senatorin demokrat Kory Booker, me më shumë ndikim si anëtar i Komitetit të SHBA-ve për Marrëdhënie me Jashtë dhe i Nënkomitetit për Evropën, një takim shumë produktiv dhe shpresëdhënës, në të cilin mori pjesë edhe Delegacioni i Luginës së Preshevës, i kryesuar nga Shaip Kamberi, deputet i vetëm në Parlamentin e Serbisë, një zë i fuqishëm për Luginën e Preshevës”, përfundon ai.
