Kurti u bën thirrje aleatëve: Duhet t’i bindni 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën
Një ditë pas njohjes nga Siria, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje vendeve aleate t’i bindin pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë.
Pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja.
Megjithatë, Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, tha se po punojnë në mënyrë dypalëshe me këto vende, por se ka vetëm pjesërisht përparime.
Ai përmendi ngritjen e statusit të Zyrës së Kosovës në Greqi, si dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.
Diatea
Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Дознај повеќе
Përkitazi me këtë, Kurti nënvizoi se këto vende mos njohëse nuk e kundërshtojnë rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kurti: Pesë vendet hezituese të BE-së duhet ta njohin Kosovën shtet
“Dje Kosova u njoh nga Siria. Gjatë këtij viti edhe Kenia dhe Sudani na kanë njohur. Kjo do të thotë se 120 shtete nga e gjithë bota e kanë njohur republikën tonë. Ne po punojmë në mënyrë dypalëshe me këto pesë vende mos njohëse që janë në BE. Ka pjesërisht përparime. Spanja ka njohur pasaportat tona, Greqia ka ngritur statusin e zyrës sonë në Athinë edhe pse njohja ende s’ka ndodhur. Ne po punojmë shumë dhe na duhet që shtetet që na kanë njohur t’i bindin shtetet që ende nuk na kanë njohur që ta bëjnë këtë. Pavarësisht mosnjohjes, mendoj se asnjëra prej tyre nuk e kundërshton rrugën e Kosovës dhe të integrimit të Kosovës. Kemi MSA-në dhe jemi pjesë e Procesit të Berlinit, marrim pjesë në Planin e Rritjes”, tha ai.
Krahas kësaj, Kurti, në kuadër të diskutimit “Paqe-ruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”, organizuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, theksoi se Kosova është histori e dyfishtë suksesi.
Sipas tij, “së pari, është histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake dhe humanitare të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe, së dyti, si shtet ku zhvillimi dhe demokracia ecin krah për krah njëra-tjetrës

