Halilaj thumbon opozitën: Qytetarët nuk do të rikthejnë të kaluarën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim konsultativ që do të mbahet të premten në mesditë, në kohën kur vendi po vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re, gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Osmani i ka ftuar liderët partiakë në këtë takim pas dështimit të mandatit të parë për formimin e qeverisë. I mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend të dielën për të formuar qeverinë e re.
Sipas Kushtetutës, presidentja duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatit të parë.
Ndërkohë, para se të bëhej publike kjo ftesë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, zhvilluan një takim të hënën në Prishtinë, pa dhënë detaje për qëllimin e tij.
Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol
Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea
Нов, брз и ефикасен начин за враќање на слухот
U Caps
Avokati Gazmend Halilaj në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se përpjekjet për koalicione parazgjedhore mes partive opozitare, tregojnë frikë dhe pasiguri ndaj fuqisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Në skenën aktuale politike, çdo përpjekje për formim koalicionesh parazgjedhore mes partive opozitare si LDK–Nisma apo një bashkim eventual PDK–AAK, mund të interpretohet si shenjë e qartë frike dhe pasigurie ndaj fuqisë politike që përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.
Në fakt, vetë ideja e krijimit të dy blloqeve opozitare të bashkuara dëshmon se këto parti e kuptojnë se veç e veç nuk mund ta përballojnë forcën qytetare dhe legjitimitetin që LVV e gëzon në opinionin publik.
Kjo është më shumë një përpjekje për mbijetesë politike, sesa një ofertë reale për qytetarët”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Halilaj ka thënë se edhe nëse formohen dy blloqe opozitare kundër LVV-së, kjo do të ndryshonte vetëm pamjen e fushatës, jo përmbajtjen e saj.
“Nëse do të përballeshin dy blloqe opozitare kundër LVV-së, dinamika e fushatës do të ndryshonte vetëm në formë, por jo në përmbajtje — sepse qytetarët tashmë kanë treguar se kërkojnë ndryshim të vërtetë, transparencë dhe politika që burojnë nga vullneti i popullit, jo nga marrëveshje të vjetra për pushtet.
LVV mbetet forca politike që mishëron besimin, integritetin dhe vizionin për një Kosovë të drejtë, sovrane dhe zhvillimore — ndërsa të tjerët, pavarësisht bashkimeve të tyre, mbeten simbol i së kaluarës që qytetarët nuk duan më ta kthejnë”, ka deklaruar Halilaj për “Bota sot”.

 
							