23 vjet pushtet, zero rezultate”: Si e ndëshkuan shqiptarët Ali Ahmetin në zgjedhjet e fundit!
Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut shënuan një kthesë të rëndësishme në skenën politike shqiptare.
Rezultatet treguan se BDI-ja është përballë një disfate historike, që mund të shënojë fundin e epokës së Ali Ahmetit, ndërsa VLEN-i po shfaqet si forca e re udhëheqëse mes shqiptarëve në vend.
Mirëpo, për atë se çka e pret Ahmetin në balotazh, pas kësaj humbje të madhe për “Bota sot” foli profesori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi.
ImageSulejman Mehazi.Foto galeri
Sipas tij, fajtorë për humbjen e BDI-së është pikërisht Ali Ahmeti, e kjo me sjelljet dhe gjuhën e tij të përdorur gjatë fushatës zgjedhore.
Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol
Една капка го елиминира дијабетесот засекогаш!
Diatea
Нов, брз и ефикасен начин за враќање на слухот
U Caps
“Për humbjen katastrofike të 19 tetorit fajtor është vetë Ali Ahmeti, askush tjetër; as VLEN-i, as VMRO-ja e as qytetarët shqiptarë.
Shprehjet nacionaliste, patriotike dhe ofenduese të Ahmetit gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, më shumë revoltonin qytetarët sa që u bë i neveritshëm dhe qesharak”.
Përveç kësaj, Mehazi kritikoi Ahmetin për qasjen e tij gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.
Ai përmendi disa nga dëshmtimet e mëdha, e të cilat u pasuan së fundi me humbjet e thella në bastionet që njiheshin si të BDI-së.
“Zgjedhje lokale kanë kuptimin e realizimit të projekteve të qytetarëve brenda komunave, nuk kanë kuptimin e projekteve kombëtare shtetërore, kështu që Ali Ahmeti në vend që të propagadonte para qytetarëve projektet komunale ai merrej me çështje kombëtare: flamuri, gjaku, gjuha, Marrëveshja e Ohrit, plus me një fjalor rrugaçërie të “zagarëve, çakejve, lepujve”, aq i tërbuar ishte saqë zgjedhjet lokale i transformoi në ato parlamentare. Fjalori i zbrazur e çmendurak gjatë fushatës e bërë që Ali Ahmeti i “pathyeshëm” të humb edhe bastionet e tij 20 vjeçare Çairin, Sarajin, Tearcën; Strugës, po dhe komunën e tij të Kërçovës”.
Në fund, ai tha se Ahmeti për 23 vjet radhazi sa ishte në pushtet, asgjë nuk bëri për qytetarët e tij shqiptarë në RMV.
“Më 19 tetor qytetarët me votat e tyre Ali Ahmetit ia treguan rrugën kah të shkojë, se koha e premtimeve të rrejshme e tij ka kaluar, se do mbetet e kaluar politike, se ishte dikur një Ali Ahmeti, që ka qenë 23 vjet radhazi në pushtet e asgjë nuk bëri për qytetarët e tij shqiptarë.
Ndoshta në të ardhmen e afërt maqedonasit do ta shpallin hero Ali Ahmetin për shkak mbrojtjes së shtetin unitar të Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Sulejman Mehazi

 
							 
							