Si funksionoi ndërmarrja e përbashkët kriminale dhe mafioze e PDK-së kundër Faton Pecit?
Ky parim u vërtetua më 12 tetor 2025 në Mitrovicë, kur Faton Peci u bë target i një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe mafioze, të cilën e organizoi dhe e orkestoi Banda Politike Pdk, në mënyrë të ngjashme me Cosa Nostran siciliane, sepse portretin tij e keqpërdori për të ndërtuar narrativa ndarjesh dhe urrejtjesh ndërshqiptare dhe ndërfetare.
Pas më shumë se një viti dhe pastaj një muaji fushate intensive, të orkestruar dhe të organizuar në mënyrë kriminale, më 12 tetor kulmoi ky operacion mafioz, i udhëhequr nga Bedri Hamza, individi që fshihet pas buzëqeshjes së “njeriut të urtë”, por që njihet si politikani më përçarës në trojet shqiptare, i gatshëm të fusë konflikte ndëetnike dhe ndërfetare për një grusht votash. Siç thoshte Kant: “Drejtësia nuk mund të shkelet pa rrezikuar moralin e shoqërisë.”
Gjatë 12 tetorit 2025, TV Dukagjini shërbeu si qendër operative e kësaj ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe mafioze, ndërsa Baton Haxhiu dhe zorra e tij e trashë, Lirim Mehmetaj, funksionuan si dy zgjatime të këtij sistemi mafioz, duke shkelur çdo kod gazetaresk, etik dhe moral, përmes shpifjeve të qëllimshme.
Sepse exit pollet që ky televizion sponsorizoi nuk shërbyen për të matur vullnetin qytetar, por për të krijuar një narrative të rreme, për të frikësuar votuesit e Pecit dhe për të demoralizuar komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve në Mitrovicë.
Dëshmitarët raportojnë se qytetarët që votuan për Pecin u përballën me përgjigjen: “Ka problem me sistemin” – një gënjeshtër e qëllimshme për të manipuluar opinionin publik. Në mesditën e 12 tetorit, pronari i UBO-së thirri stafin e Pecit dhe përpiqej t’i bindte anëtarët se gjithçka kishte marrë fund, duke e dëshmuar publikisht manipulimin kriminal dhe mafioz të exit poll-eve në Mitrovicë.
Gjatë gjithë ditës, analistë të paguar publikuan postime të bazuara në këto exit polle dhe në këtë mënyrë shkelën të gjitha rregullat zgjedhore duke e prezantuar garën si të vendosur paraprakisht.
Qytetarët dhe anëtarët e ekipit zgjedhor të Pecit u kontaktuan anonimisht, u dekurajuan, u dezinformuan dhe u çorientuan, me qëllim që të krijohej një terren i gjerë për exit pollet e manipuluara.
Megjithatë, përkundër këtij terrori psikologjik, propagandistik dhe mafioz, Mitrovica qëndroi e fortë.
Siç thoshte Aristoteli:
“Një qytetar që vepron me drejtësi është themeli i demokracisë.”
Prandaj votuesit morën pjesë masivisht dhe treguan se integriteti është më i fortë se çdo manipulim mediatik.
Ky rast nuk ishte thjesht raportim i shtrembëruar; ishte një ndërmarrje e përbashkët mafioze dhe kriminale e PDK-së dhe “TV Dukagjinit”, e orkestruar me mjeshtëri, që tregoi se e vërteta dhe integriteti janë barrierë më e fortë se gënjeshtrat e Baton Haxhiut dhe Lirim Mehmetajt.
Përfundim:
Politikisht Peci është në epërsi, sepse është i lidhur ngushtë me qytetarin e thjeshtë dhe me mbështetësit strategjikë.
Filozofikisht, ai shihet si lider i aftë dhe i drejtë, që ofron stabilitet dhe logjikë në zgjedhje.
Etikisht, integriteti dhe përgjegjësia e tij e rrisin besueshmërinë e qytetarëve në integritetin e tij dhe në projektet e tij konkrete.
Moraliteti i tij krijon besim dhe siguri për votuesit, duke bërë që ata të preferojnë kandidatin që shihet si më i drejtë dhe më i moralshëm.
Kombinimi i këtyre faktorëve e vendos Faton Pecin në pozicion larg më të favorshëm për ta fituar balotazhin, pavarësisht se çfarë parashikojnë exit polet manipuluese.
