Kryeziu reagon ndaj Buzhalës: Demokracia nuk vdes pse fiton Kurti
Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj deklaratave të gazetarit Berat Buzhala, duke thënë se “nuk është shteti që vdes kur qytetarët votojnë ndryshe, por mendësia që e sheh demokracinë si rrezik”.
Ai ironizoi se disa njerëz “kanë talent për të shpikur mënyra të reja për të habitur”.
Postimi i plotë:
Berat Buzhala paska shpallur diagnozën e re për Kosovën:
Shteti, sipas tij, mund të vdesë për dy arsye:
1. Opozita nuk di të fitojë.
2. Albin Kurti do të fitojë përsëri.
Pra, në këtë logjikë, Kosova vdes nëse qytetarët nuk votojnë ashtu si do Berati.
Jo shteti, por mendësia që e sheh demokracinë si rrezik — ajo është që po vdes.
Unë them çdo herë që s’do të habitem më,
por këta njerëz kanë talent për të shpikur mënyra të reja për të më habitur.
