POLITIKATË FUNDIT

Diskutime në një komunë, Krasniqi flet për koalicionin e mundshëm PDK-VV në nivel lokal

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar mundësinë ndonjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në nivel lokal.

Ai theksoi se, përveç Dragashit, nuk ka mundësi për marrëveshje me LVV-në.

Krasniqi, në Rubikon, ndër tjerash sqaroi se nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje, por që ka diskutime.

“E keni pa që kemi bë marrëveshje me LDK-në në Fushë Kosovë, besoj që jemi shumë afër marrëveshjeve me LDK-në edhe në Mitrovicë edhe në Prizren, ka diskutime. Dhe, pastaj një vizioni për bashkëqeverisje, jo vetëm në këto komuna, edhe në Klinë, edhe në Pejë, ato do t’i bëjmë publike hap pas hapi”.

“Nuk besoj që do të ketë koalicion me LVV, e vetmja degë ku ka një mundësi është ku jemi në garë me LDK-në, në fakt ku ka një kërkesë prej LVV, edhe një ta quaj, një lloj disponimi për ta mundur kandidatin kundërshtar është Dragashi, por ende nuk ka vendim, ka diskutime”, tha Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *