OPINIONTË FUNDIT

Dështoi qeveria Kurti 3, zgjedhjet e reja më afër se kurrë – pritet ndëshkim për këto parti!

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, nuk arriti të marrë besimin e deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Nga 120 deputetë sa ka parlamenti, Kurti mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 ishin kundër dhe 4 abstenuan. Për t’u zgjedhur, atij i duheshin të paktën 61 vota, shumica e nevojshme për miratimin e qeverisë.

Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvend, theksoi se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

“Këto gjashtë muaj përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat. Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje. Nëse oferta jonë për bashkëpunim do të ishte pranuar, sot do të kishim mundësi të formonim një qeveri të koalicionit dhe të tejkalonim sfidën e zgjedhjes së presidentit që na pret pas katër muajve,” ka thënë Kurti.

Pas përfundimit të votimit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se pas këtij rezultati, përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të zhvillojë konsultime me partitë politike për të parë nëse ndonjëra prej tyre mund të sigurojë shumicën parlamentare për krijimin e ekzekutivit të ri.

Dështimi për të formuar qeverinë e re ka hapur rrugën për një krizë të re institucionale në vend, ndërsa mbetet e mundur që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike në ditët në vijim.

Qarri: Nuk ka ngelë rrugëdalje tjetër përpos shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

E për atë se çka pritet të ndodhë pas dështimit të formimit të qeverisë Kurti 3 në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Si fillim, ai u shpreh se pas dështimit për të zgjedhur qeverinë e re, tani rruga e vetme janë zgjedhjet e reja.

ImageGani Qarri.Foto galeri
Përveç kësaj, ai kritikoi ashpër faktin që partitë politike shqiptare refuzuan koalicion me LVV-në, duke pas parasysh se qytetarët me një numër të madh votash zgjodhën Kurtin fitues me 9 shkurt.

“Pas dështimit në Kuvend për zgjidhjen e qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë z. Albin Kurti, dhe paaftësisë së opozitës për marrjen mbi vete të përgjegjësisë për të udhëhequr shtetin, tanimë duket hapur, se nuk ka ngelë rrugëdalje tjetër përpos shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Për ne që jetojmë në vendet me demokraci të avancuar është jo vetëm e papranueshme por edhe e dënueshme, në formën më të rëndë, loja e pistë e politikës së inkriminuar vendore me fatin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, të arritur me aq shumë gjak e mundi, veçanërisht kur të kihet parasysh fakti se për herë të parë Kosova kishte një kryeministër të zgjedhur nga votat e qytetarëve, dhe jo një prodhim monstruoz të dalë nga pazaret e pista konspirative me të ashtuquajturën “listë serbe” dhe Aleksandër Vuçiqin”

Krahas kësaj, Qarri radhiti të arriturat e qeverisë Kurti 2, derisa si arritjen më të madhe dhe të rëndësishme e vlerësoi shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, si dhe dëbimin e kriminelëve serbë nga atje.

“Një Qeveri që për herë të parë në ekzistencën ton si shtet i pavarur, shtriu shtetësinë e Kosovës cep më cep, vendosi rendin e ligjin, ndaloi organizatat terroriste serbe si e ashtuquajtura “brigadë e veriut”, e ” mbrojtja civile” në veri dhe dëboi kriminelët serb, përfshi kryeterroristin Millan Radojçiq, Zvonko Veselinoviqin etj, në Serbi, duke garantuar qetësi të plotë, pa mbyllje rrugësh, pa barrikada, pa sulme ndaj shqiptarëve dhe pa rrahje të gazetarëve edhe në këtë pjesë të vendit tonë.

Një qeveri që e vendosi Kosovën në vendin e parë për rend dhe ligj në Evropë dhe të tretin në botë, gjë që askush nuk ka mundur, jo ta parashikonte por as ta ëndërronte se kjo mund të ndodhte brenda vetëm një mandati qeveritar, është vërtet turp edhe para botës demokratike, që të bojkotohet nga ato parti, që kanë formuar qeveritë me të ashtuquajturën ” listë serbe”, duke e pritur me ditë që të ktheje me miratim nga Beogradi, si dhe kanë mbajtur pushtetin me ndihmën dhe participimin e saj, që është grupimi më i dyshimtë kundër shtetit tonë, në gjithë territorin e Kosovës”, nënvizoi ai.

Po ashtu, analisti tha se LVV kishte gatishmëri për bashkëpunim me partitë e tjera, por ishin partitë shqiptare që ishin deri dje në opozitë e që refuzuan të bëjnë koalicion me të, për të vetmen arsye për të mos e zgjedhur sërish Kurtin kryeministër.

Mirëpo, ai vlerëson se populli do i ndëshkojë këto parti në zgjedhjet e reja, kurdo që do mbahen ato.

“Dështimi për formimin e Qeverisë Kurti 3, nuk ishte rezultat i mungesës së përpjekjeve për bashkëpunim, por prodhim i pamundësisë absolute për të bashkëpunuar me subjektet e dështuara politike dhe deputetët e nënshtruar ndaj partive opozitare që kanë miratuar me shumicë absolute të votave, bashkë me të ashtuquajturën “listë serbe” në Kuvend “zajednicën” serbe dhe Gjykatën Speciale, ndaj tani na mbetet ta presim gjykimin e sovranit për vendosjen ndërmjet mënyrës së qeverisjes së z.Albin Kurti, dhe qeverisjes eventuale të opozitës së inkriminuar me të ashtuquajturën “listë serbe”, me të cilën partitë e inkriminuara për mbi dy dekada bashkëpunuan jo vetëm me atë si subjekt subversiv në Kosovë por edhe me kryeterroristin e ënkryetarin e saj Millan Radojçiq dhe bandat kriminale serbe, me të cilat e kishin kthyer veriun në Oazë interesash financiare dhe El-Dorado të krimit të organizuar.

Ndaj besoj shumë se populli i Kosovës do ti ketë të gjitha këto parasysh dhe në zgjedhjet e reja, sovrani i këtij vendi dhe shumica dërmuese e votuesve shqiptar, nuk do të mashtrohen nga parat e Serbisë, ato të mafiooligarkëve me shtetësi të shteteve fqinje sllave, as propagandës meskine të banalistëve mercenar të paguar me mision 24 orësh, për denigrimin e kryeministrit Kurti, vetëm pse ai qoi deri në fund mandatin e marrë nga populli i Kosovës”.

Ndër të tjera, ai shtoi se këtë dështim të qëllimshëm do e paguajnë partitë opozitare, pasi vlerëson se qytetarët do i ndëshkojnë në zgjedhjet e reja, për gjithë bllokadën dhe krizën që ia kanë krijuar vendit.

“Dështimin e qëllimshëm të formimit të Qeverisë, nga opozita e inkriminuar, populli i Kosovës do ta kthejnë në dështim marramendës të kësaj opozite përçarëse e të shantazhuar nga e ashtuquajtura “listë serbe” dhe në momentin e parë që do të mbahen zgjedhjet e reja, do ta ndajë përfundimisht shapin nga sheqeri duke mos lejuar thellimin e krizës as lindjen e një krize të re, e cila veçanërisht shkaku i pamundësisë për miratimin e buxhetit dhe pamundësisë së miratimit të marrëveshjeve më të rëndësishme ndërkombëtare, do ta qojë vendin në kolaps total, me ç ‘rast dëmin më të madh do t`ua shkaktonte vet qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

Zogaj: E vetmja rrugë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme!

Ndërsa, analisti tjetër, Skënder Zogaj vlerëson se dështimi për ta formuar qeverinë e re, është dështimi më i rëndë në historinë e re të Kosovës.

ImageSkënder ZogajFoto galeri
Ai në prononcimin për “Bota sot” u shpreh se situate në vend nuk është e mirë aspak, dhe se zgjidhja e vetme për gjendjen e krijuar janë zgjedhjet e reja.

“Mos konstituimi i Kuvenfit për më shumë se gjysmë viti, e pastaj edhe dështimi i mandatarit Albin Kurti për ta formuar qeverinë, është dështimi më i rëndë në historinë e re të Kosovës që nga çlirimi e këtej! Për këtë gjendje është folur va e pa va, prandaj është krijuar situata që – të gjithë kanë të drejtë sepse e drejta është humbur! Ju e keni, një lukuni analistësh që zhurmojnë nëpër ekranet TV, për të mos thënë asgjë, sepse, informimi është shitur për të dezinformuar, dhe, kjo e ka shkallmu ndërgjegjen shoqërore, brenda së cilës intelektualët heshtin, ndërsa injoranca flet dhe tregon si duhet qeverisur vendin! Kjo është arsyeja që shteti i Kosovës ka ra në grrahmë ra, nuk funksionon! U pa me seancën e fundit parlamentare kur, Qeveria nuk u formua sepse nuk i mori votat e duhura! Mirëpo, votat e duhura nuk i ka as opozita, kështu që e vetmja rrugë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të domosdoshme!”.

Gjithashtu, ai përmendi edhe propagandën e madhe që po bëhet në Kosovë, e që sipas tij po synohet të dëmtohet pavarësia e Kosovës.

Në këtë pikë, ai pret nga Presidentja dhe Kushtetuesja, që të marrin vendime të prera.

“Pra, zgjedhjet do të mbahen sepse nuk mund të mos mbahen, mirëpo, gjendja e kaosit shpirtëror që i ka kapluar shqiptarët në Kosovë dhe në gjithë mërgatën, është shumë e ekzaltuar nga propaganda e fuqishme agjenturore, e cila aktualisht është në kulmin e përpjekjeve për ta penguar finalizimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës që është afër aktit final!

Kundërshtarët e shtetit të Kosovës janë duke udhëhequr prandaj, gjithçka varet nga Presidentja e Kosovës dhe Kushtetuesja, që, duhet të flasin me gisht tregues, të marrin vendime të prera dhe ta ndalojnë krizën, e cila mund të eskalojë dhe, gjithçka do të mund të përmbyset! Në histori mjafton një Gavrilo Princip, për t’ia vënë flakën Ballkanit!” – përmbylli Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *