Cila është e vërteta e dhjetë miliard dollarëve, që Sir Keir Starmer ia “kërkoi” Edi Ramës?!
Gjatë kësaj jave u mbajt samiti i Procesit të Berlinit në Londër. Organizator ishte kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ndërsa mysafir i këtij samiti ishte kancelari i vendit themelues të këtij Procesi, Fridrich Merz. U duk qartë se kësaj radhe Samiti i Berlinit u përdor për hallet e Europës, por jo edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE.
Mësë paku u trajtua tema e integrimit. Në vend të saj qenë në diskutim paradat e ballkanasve për “demokracinë që ushtrojnë në qeverisje”, për “mallin që kanë për Europën dhe BE-në” etj., si dhe çeshtja e emigracionit. Ballkanasi shqiptar, njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë, msea duket ishte nën efektin e substancave narkotike, të cilat ia dhanë djemtë e Londrës. Kjo u pa nga gjestet dhe sjelljet e tij gjatë kohës që diskutonte homologu i tij i Malit të Zi. Po të ishim në kohën e Luftës së Ftohtë, ajo sjellje do të kishte çuar deri në tensione kufitare. Por jemi në një kohë tjetër, kur secili zvarritet drejt Brukselit e për pasojë kryeministrit malazez iu desh të mbajë të rezervuar inatin ndaj atij të Shqipërisë.
Megjithatë ishte diçka tjetër më e tmerrshme, sesa sjellja e kryeministrit Rama ndaj kreut të ekzekutivit të Malit të Zi. Ishte debati kinse me batuta midis Edi Ramës dhe Sir Keir Starmer. Rama i kërkoi kryeministrit britanik 10 miliard dollarë për financimin e hekurudhave shqiptare, në këmbim, siç tha ai, të strehimit të refugjatëve në territorin shqiptar. Kjo kërkesë ishte një përpjekje për të përfituar apo çmenduri?! Starmer e zgjidhi dilemën kur në përgjigjen e tij tha “M’i jepni ju dhjetë miliard dollarë dhe unë do e ndërtoj rrjetin hekurudhor të Shqipërisë”! Deri në këtë moment nuk kam parë që ky debat të jetë vlerësuar, interpretuar dhe të ketë tërhequr vëmendjen e ndonjë analisti ose politologu.
Pse kryeministri i Britanisë së Madhe i dha këtë përgjigje kryeministrit të Shqipërisë? Ai e di se buxheti vjetor i shtetit shqiptar është më pak se dhjetë miliard dollarë amerikanë. Ai e di se Shqipëria ka nevoja shumë më emergjente sesa hekurudhat. Nuk ka ujë as në rubinetat e banorëve të kryeqytetit, ndërkohë që Shqipëria përmbytet disa herë në vit nga ujrat. Shefi i qeverisë britanike e ka parasysh faktin se 50 përqind e shqiptarëve nuk mbyllin dot fundin e muajit me pagat dhe të ardhurat që kanë. Që do të thotë se në asnjë mënyrë e nga asnjë lloj burimi nuk mund të shkojnë aq para në thesin e tij për financimin e hekurudhës shqiptare. Atëherë pse ia kërkoi Edi Ramës një shumë kaq të majme për qëlimin për të cilin Rama ia kërkoi atij po kaq para?
Debati me këto batuta nuk mori vëmendje, sepse u trajtua thjesht si një shaka e radhës e kryeministrit shqiptar. Të mësuar me shoubizin e tij edhe në samite ndërkombëtare, shqiptarët nuk u ndalën të shohin e të mendojnë pse Starmer kërkoi dhjetë miliard dollarë amerikanë nga Edi Rama. Por një fjalë e urtë e jona thotë se “Shakaja është gjysma e së vërtetës”! Në rastin konktret është e vërteta e plotë. Sir Keir Starmer është kryeministri i një vendi me shërbimin inteligjent më të përsoosurin dhe më të fuqishmin në botë. Atij nuk i doli krejt rastësisht nga goja shifra e dhjetë miliard dollarëve, të cilat ia kërkoi Edi Ramës. Eshtë absolutisht e saktë dhe e qartë se kreu i ekzekutivit britanik ka info të hollësishme për aferat korruptive të homologut të tij shqiptar.
Bazuar në këto info ai përmendi shumën që Edi Rama ka grumbulluar në 27 vite qeverisje të tij. Ndoshta përmendi më pak se shumën që kryeministri ynë ka në kasafortë ose në bankat ofshore. Shqiptarët e morën batutën si një risi të zakonshme të replikave hidh e prit midis Ramës dhe politikanëve europianë. Në fakt është krej ndryshe.
Sasia e parave që Edi Rama ka grumbulluar nga aferat e tij korruptive dhe lidhjet me grupet kriminale e mafioze është më shumë se dhjetë miliard dollarë. Për këtë askush nuk duhet të dyshojë. Kjo shifër e artikuluar publikisht nga një ndër njerëzit më të fuqishëm të botës nuk është e rastësishme. Nuk është batutë, as shaka e improvizuar rastësisht. Megjithatë shqiptarët ende vazhdojnë ta ndjekin nga pas hijen e njeriut me aksione në çdo biznes të fuqishëm në Shqipëri e jo pak edhe jashtë saj.
