Shkëlzen Gashi ironizon keq me Fatmir Limajn: “Dojke ‘çlirimtari’ me u bo kryeparlamentar e mandej edhe u.d. i presidentit”
Analisti politik Shkëlzen Gashi ka reaguar me ironi ndaj kreut të Nismës Socialdeomkrate Fatmir Limaj lidhur me kërkesën e tij për postin e kryeparlamentarit.
Ai ka thënë se Limaj ka “harruar” që i ka vetëm tre vota dhe është “simbol i korrupsionit” e madje edhe pjesë e listës së zezë të Amerikës.
“dojke ‘çlirimtari’ me u bo kryeparlamentar e mandej rrjedhimisht edhe u.d. i presidentit, e harrojke që i ka veç tri vota, osht simbol i korrupsionit dhe osht n’listë t’zezë t’amerikës”, shkruan Gashi në postimin e tij.
Ndryshe, sot Fatmir Limaj me bashkëpartiaket e tij në Kuvend kanë abstenuar në votimin e Qeverisë Kurti3 ku LVV-ja nuk arriti t’I siguronte votat.
