Publikohet video e plotë e incidentit të Zemajt me qytetarin, ndërhynë edhe Agim Bahtiri
Është publikuar videoja e plotë e incidentit që ndodhi në sheshin e Prishtinës mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari që pretendohet të jetë nga diaspora.
Pamjet tregojnë momentin e përplasjes mes tyre, ndërsa në një çast në vendngjarje shihet të ndërhyjë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, për të qetësuar situatën.
“Nuk ja fali o Agim”, dëgjohet në një moment qytetari.
“Mos mu afro se të mys”, dëgjohet Zemaj në anën tjetër.
Lidhur me këtë rast Zemaj dhe mërgimtari janë intervistuar nga Prokuroria në Prishtinë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku komentet janë ndarë mes atyre që mbrojnë Zemajn dhe atyre që kritikojnë mënyrën e menaxhimit të incidentit.
