TË FUNDIT

Për sa ditë arrin Ushtria e Kosovës në Nish?

Për sa ditë arrin ushtria e Kosovës në Nish?

Ose si ndihmohet Serbia në mediat publike?

Sun Cu, gjenerali kinez, strategu ushtarak dhe filozof, i lindur rreth vitit 544 dhe i vdekur rreth vitit 496 para Krishtit, në librin që i atribuohet, ‘Arti i luftës’, thotë: “Mjeshtëria më e madhe në luftë është të mposhtësh armikun pa e ngritur shpatën.”

E si? Me luftë psikologjike. E frikëson dhe e demotivon që të dorëzohet apo arratiste para se të fillojë lufta.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore përdorej togfjalëshi “Luftë Psikologjike”. Në Vietnam quhej “PSYOP, Psychological Operations.”

Ato operacione psikologjike kanë për detyrë të përhapin informacione të përzgjedhura dhe t’i dërgojnë mesazhe armikut për të ndikuar në emocionet e tij. (Ky është përkufizim i përdorur në doktrinat ushtarake dhe dokumentet e tjera të NATO-s.)

Atë doktrinë e përdorin SHBA-ja dhe NATO-ja. Rusia e ka bërë gjithmonë dhe sot e bën Putini me kërcime se do ta përdorë bombën atomike. E përdor shpesh edhe Trump, i cili fiton pa sulmuar fare. Serbia e ka bërë vazhdimisht kundër të gjithëve në ish-Jugosllavi. Edhe ndaj fqinjëve.

Sot, në Kosovë, kjo bëhet përmes mediave shqiptare.

Sa herë keni dëgjuar ‘analistë’ të pasur, moderatorë të pasur e gazetarë të pasur që thonë se brenda ditës do të ikim në Kukës?

Në fakt, ata tregojnë vetëm se si do të vepronin vetë, por nuk mund ta dinë kurrë se çfarë nuk do të bëjnë të tjerët.

Se Serbia brenda pak orësh mund të jetë në Prishtinë; se ajo ka shumë armatim; se ne nuk mund të bëjmë asgjë; armatimi që po blejmë nuk na ndihmon fare; Serbia është shumë e fortë.”

Apo, si tha Ramushi, se „lufta ka m’u bae vetëm në Kosovë, jo në Serbi.“ Se Albin Kurti qenka bir i Putinit dhe që NATO paska ushtrinë në Aviano, shumë larg Kosovës.

Thua se NATO-n në vitin 1999 e kishte qendrën ushtarake në Çakorr! Apo Ramush?

Lufta psikologjike për të zhbërë çdo lloj rezistence vazhdon edhe sot, duke e pasur KFOR-in brenda. Kjo luftë i ngjan asaj të viteve ’90, kur thuhej se ushtria e Jugosllavisë ishte ndër më të fortat në Europë.

Disa ndoshta janë të mashtruar; disa e bëjnë nga frika; disa sepse paguhen. Disa sepse e vjedhin Kosovën muaj për muaj si “veteranë”. Disa sepse janë të përfshirë në mbi 250 kallëzime penale të dorëzuara nga 11 ministri në prokurori, por asnjëherë të shqyrtuara.

Pastaj çirren pse gjykata në Hagë!

Nëse në secilën nga ato 250 kallëzime janë të përfshirë nga katër veta — politikanë, moderatorë, gazetarë dhe analistë të pasur — atëherë shumë lehtë shpjegohet histeria e tyre kundër shtetit ligjor. Aty gjenden së paku 1,000 veta që ndihen të detyruar ta luftojnë shtetin funksional.

Çfarë është e rëndësishme për armikun?

Të trishtojë një popull para se të marshojë, që rezistenca të jetë shumë e dobët ose fare. Të arratiset.

Ky narrativ është kryesisht pro-serb, i nxitur nga BIA, dhe përsëritet nga njerëz me njohuri të pakta, militantë të opozitës, agjentë serbë — dhe nga hajvanati i Kosovës. Qëllimi është i qartë: të trishtojë popullin para se të nisë sulmi. Kjo është lufta psikologjike që propagandohet tash e shumë vite.

Serbisë iu la kohë për ta zhdukur UÇK-në. Madje, edhe amerikanët në fillim e quajtën atë terroriste. Por Serbia nuk ia doli. Ashtu si Rusia që provoi për njëzet vjet në Afganistan dhe u detyrua të tërhiqej. Më pas e provoi Perëndimi – edhe ai dështoi.

Popull që e do lirinë nuk mund të zhduket.

Udbashëve duhet shtruar vetëm kjo pyetje: Pse fitoi Skënderbeu 25 vjet kundër Perandorisë më të fuqishme të kohës? Sepse ishim trima. UÇK u ngrit sepse kis

Është e kuptueshme që shumica zgjedh të mbijetojë. Historia e çdo kombi e dëshmon: nuk është shumica ajo që flijohet, por pakica që guxon. Nuk do çdo njeri të bëhet hero. Si nuk bë asnjë nga këta analistë të zjarrtë dhe „patriotë“ agresivë nëpër debate.

Serbia ka pasur dikur 160,000 ushtarë të stacionuar në Kosovë — dhe megjithatë UÇK-ja i bëri rezistencë, deri sa ndërhyri NATO. Nëse UÇK-ja do t’ishte mposhtur, NATO nuk do të kishte ndërhyrë.

Sot Serbia ka 28,000 ushtarë aktivë. Gjatë konfliktit kishte 16 herë më shumë trupa sesa UÇK; aktualisht ka rreth dy e gjysmë herë më shumë. Prandaj, mos e nënvlerësoni forcën tonë: përballë 28,000 ushtarëve serbë, me rreth 10,000 forca aktive dhe armatimin që disponojmë sot, brenda disa javësh mund të arrijmë deri në Nish.

Kjo duhet t’i thuhet popullit. Jo të mbillet frika.

Pse e them këtë? Sepse serbët nuk janë, në thelb, popull luftarak — shumicën e krimeve ndaj popujve të ish-Jugosllavisë i kanë shkaktuar për shkak të epërsisë tepër të madhe ushtarake të plaçkitur nga Jugosllavia. Kanë luftuar kundër qytetarëve të paarmatosur. Si në Srebrenicë, si në Reçak e shumë masakra tjera nëpër Kosovë.

Ushtria serbe qysh nga themelimi i shtetit serb, ka treguar trimëri duke masakruar civilistë: gra, fëmijë, plaka e pleq. Shteti serb qysh nga themelimi është shtet terrorist. Kundërshtarë të vetëm real dhe të fuqishëm të Serbisë kanë qenë Gjermania dhe NATO.

Popullit në rrezik i jepet guxim, jo qindra arsye për të ikur. Siç e bëjnë udbashët.

Kosovës i duhen disa mijëra dronë që arrijnë deri në Beograd — dhe atëherë Serbia do të ndalë kërcënimet. Përgjithmonë.

Serbia e humbi luftën në Bajë. Sot nuk bëhet fjalë për forca shqiptare të paorganizuara me kallashnikovë; kemi ushtri të stërvitur dhe të armatosur, polici dhe struktura të rendit që dinë t’i mbajnë pozitat dhe të marshojnë në Serbi.

Nëse Kurti po rrezikon luftën sepse “nuk ka kurxha për me hupë”, atëherë pse, Ramush, ti e nise luftën dhe rrezikove 20,000 gra, mbi 10,000 të vrarë dhe gjysmën e popullsisë së dëbuar — me rreth një milion njerëz të humbur përgjithmonë në Perëndim?

Ti luftove, Ramush, kur ishe i varfër. Sot nuk lufton më, sepse je bërë shumë i pasur. Për kontributin tënd, populli të shpërbleu dhe të nderoi me poste të ndryshme. Por ti e vodhe atdheun tënd në mënyra të ndryshme.

Ti, Ramush, nuk ishe “biri i Jelcinit” kur e mbroje Kosovën. As Albin Kurti nuk është “biri i Putinit” sot, kur e mbron. Megjithatë, me deklaratat dhe propagandën tënde dhe të disa “gazetarëve”, po i shërbeni interesave serbe.

Pse, Ramush? Pse e ndihmon BIA-n me luftë psikologjike?

Çfarë është lufta psikologjike sipas ekspertëve ushtarak amerikan? Citat nga „Army University Press“:

„Operacionet psikologjike (PSYOP) janë thelbësore për suksesin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje. Megjithatë, në vitin 2010, Departamenti i Mbrojtjes (DOD) e konsideroi termin “operacione psikologjike” si tepër kërcënues dhe urdhëroi Ushtrinë ta zëvendësonte me një term të ri — operacione të mbështetjes informative ushtarake (MISO).”1

Kosova pati fat që kishte njerëz të guximshëm për t’u ngritur në luftë kundër një ushtrie qindra herë më të përgatitur dhe të armatosur, por fatkeqësia ishte se pas luftës pushtetin e morën mediokritete, injorantë, udbashë dhe arrivistë.

Guximi duhet në luftë, dija në paqe. Ata kishin shumë dëshirë, por tepër pak dije; prandaj arritën të pasuroheshin vetë, por jo të ndërtonin një shtet të drejtë për popullin. Ata ndërtuan një shtet fisnor dhe privat, dhe populli i voton edhe sot ata rrënues të shtetit ligjor: me deputetë rrugaçë dhe kriminelë.

P.S. Kur ta lexojnë atë titull, njerëzit e ndikuar nga Lufta Psikologjike serbe do të turfullojnë hundët ose do të buzëqeshin me ironi.

Ata që reagojnë ashtu janë, praktikisht, viktima të propagandës së BIA-së serbe, e shpërndarë përmes mediave shqiptare. Dhe një pyetje në fund: pse të gjithë ata që akuzohen për bashkëpunim me Serbinë janë njerëz shumë të pasur?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *