Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Vuçiqit pas deklaratës për Kosovën: Kjo është marrëzi, ai e di se…!
Me deklarata që ngrenë sërish tensionet në rajon, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka rikthyer në qendër të vëmendjes dy temat më të ndjeshme për politikën e jashtme të Beogradit: integrimin evropian dhe çështjen e Kosovës.
Në një intervistë për radiotelevizionin publik serb, Vuçiq u shpreh se beson se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030, por theksoi me vendosmëri se ky proces nuk do të thotë se Beogradi do të heqë dorë nga qëndrimi i tij ndaj Kosovës.
“Unë besoj se ekzistojnë shanse të tilla. Por ekziston një çështje tjetër, çështja e Kosovës. Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës,” deklaroi Vuçiq.
E në lidhje me këtë deklaratë të Vuçiq për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela, i cili e kritikoi ashpër presidentin serb.
Sipas tij, deklaratat e tilla nuk janë normale dhe janë një marrëzi e Vuçiqit.
ImageAvokati shqiptar, Spartak Ngjela dhe Aleksandar VuçiqFoto galeri
“Nuk mund t’i diskutosh me një arsye normale ato rrjedhje mendore që konstatohen vijimisht te Vuçiq.
Ai është një kryeministër që përditë thotë: do të marr Kosovën, edhe pse e di që në Kosovë ka trupa nga NATO.
Dhe këtu mbyllet çdo diskutim për marrëzinë Vuçiq”, deklaroi Ngjela për “Bota sot”.
Deklarata e Vuçiq vjen në një kohë kur dialogu Kosovë–Serbi, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ndodhet në një ngërç të thellë dhe Brukseli po e bën gjithnjë e më të qartë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht i domosdoshëm për çdo hap të mëtejshëm të Serbisë drejt integrimit evropian.
Megjithatë, Vuçiç vazhdon të ecë në vijën e hollë mes Lindjes dhe Perëndimit – duke u përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Pekinin, ndërsa në të njëjtën kohë deklaron publikisht se synon anëtarësimin në BE.
