TË FUNDIT

“Nga 1 marsi shteti nuk do ketë para as për paga”, Kryeziu kërkon urgjentisht qeveri të re, alarmon për pasojat

Kadri Kryeziu ka bërë thirrje urgjente që deri të dielën të votohet një qeveri e re, qoftë edhe e përkohshme, duke paralajmëruar se në të kundërtën Kosova rrezikon të hyjë në kolaps institucional dhe financiar.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se vendi nuk mund të vazhdojë “me duar të lidhura” dhe se vetëm një qeveri me legjitimitet të plotë ka të drejtën të miratojë buxhetin e vitit 2026, përcjell “Portali Realiteti”.

Sipas tij, nëse partitë e mëdha nuk marrin përgjegjësi për të zhbllokuar situatën, atëherë barra bie mbi AAK-në dhe Nismën për të krijuar një qeveri të përkohshme që do ta shpëtonte shtetin nga paraliza politike.

Postimi i plotë

Të dielën duhet të ketë Qeveri — qoftë edhe të përkohshme

Kosova nuk mund të ecë më me duar të lidhura.

Të dielën, Kuvendi duhet të votojë një qeveri — qoftë edhe qeveri e pakicës, me mandat të përkohshëm. Vetëm një qeveri me legjitimitet të plotë ka të drejtën dhe përgjegjësinë ta miratojë Buxhetin e vitit 2026 dhe ta dërgojë për votim përfundimtar në Kuvend.

Nëse shkohet në zgjedhje pa u votuar buxheti, vendi hyn në paralizë institucionale.

Nga 1 janari, shteti do të ketë para vetëm për paga. Nga 1 marsi — as për paga. Pason kolapsi i plotë financiar dhe administrativ. Kjo nuk është politikë — është vetëshkatërrim.

Nëse partitë e mëdha nuk kanë guxim të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë zgjidhje për qytetarët e Kosovës, atëherë barra bie mbi AAK-në dhe Nismën.

Është momenti që të paktën për dy javë, të votohet një qeveri legjitime që e shpëton shtetin nga bllokimi. Pas miratimit të buxhetit, zgjedhjet mund të shpallen po atë ditë.

Shteti nuk mund të mbahet peng i interesave partiake.

Në këtë moment, përgjegjësia është akt atdhetarie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *