OPINIONTË FUNDIT

Kosova drejt Qeverisë së re/ Flet deputetja e LDK-së

Nesër më 26 tetorit në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Megjithatë, ende është e paqartë nëse ai i ka 61 votat e nevojshme për të formuar ekzekutivin e ri.

Deputetja e Lishjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Salihu Abazi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe jo për zgjedhje të njëpasnjëshme.

Ajo në një intervsitë për “Bota sot”, ka thënë se tre palë zgjedhje brenda një viti do të ishin ngarkesë serioze për vendin, duke e cilësuar këtë si pasojë të mungesës së përgjegjësisë politike nga qeveria aktuale.

Sipas saj, deklaratat e Kurtit për formimin e Qeverisë duken më shumë si strategji për të fituar kohë sesa si plan real për krijimin e një shumice të qëndrueshme.

“Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, jo për zgjedhje të njëpasnjëshme. Shkuarja në tre palë zgjedhje brenda një viti do të ishte ngarkesë serioze politike, ekonomike dhe shoqërore për vendin, prandaj kjo nuk është zgjidhje është pasojë e mungesës së përgjegjësisë politike nga qeveria aktuale.

Zoti Kurti ka deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë. Por tani mbetet të shihet nëse kjo do të konkretizohet në praktikë. Për momentin duket më shumë si një strategji për të mbajtur gjallë kuriozitetin e opinionit publik dhe për të fituar kohë, sesa një plan real për krijimin e një shumice të qëndrueshme qeverisëse” – përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *