OPINIONTË FUNDIT

Sa shpenzuan VV, PDK e LDK në tre mujorin e fundit? KQZ publikon raportin financiar

Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

KQZ përmes një njoftimi thotë se këto të dhëna janë publikuar me e qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike.

“Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike”, thuhet në njoftim .

Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën korrik – shtator 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me shpenzimet më të larta gjatë këtij tremujori, me gjithsej 663,459 euro të deklaruara. Këto shpenzime përfshijnë aktivitetet politike, funksionimin e partisë dhe shpenzime të tjera operative.

Më pas vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka raportuar një shumë prej 220,660 euro për tremujorin e njëjtë.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se ka shpenzuar gjithsej 188,533 euro.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paraqitur shpenzime në vlerë prej 40,765 euro, që është shuma më e ulët në krahasim me partitë tjera parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *