Arbërie Nagavci thumbon ish-kolegët e VV-së që u larguan nga partia
Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thumbuar ish-kolegët e Lëvizjes Vetëvendosje që u larguan nga partia, duke theksuar se ata kanë marrë përgjigjen e duhur për veprimet e tyre.
Nagavci ka theksuar se deputetët aktualë të Lëvizjes nuk votojnë askënd tjetër përveç Albin Kurtit.
“Unë besoj që deputetët tanë nuk e votojnë askënd tjetër përvec kryeministrit Kurti.
Historikisht ka pas deputetë tanë që janë largu e kanë shku tjetërkah. Po ku janë ata sot.?”, tha ajo.