337 mijë vota e dëshmojnë fuqinë e Kurtit”, Pozhari i reagon Abdixhikut: Logjika juaj po e fundos LDK-në
Njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook.
Pozhari komentoi deklaratën e Abdixhikut se, ndryshe nga vitet 2020/21 kur qytetarët bënin foto me kryeministrin Albin Kurti, tani kjo nuk ndodh më, pasi sipas tij, Kurti është “marre”.
“Për besë, kjo logjikë ka me e fundos LDK-në,” shkruan Pozhari. Ai shtoi se në zgjedhjet e vitit 2025, Albin Kurti ka marrë 337,101 vota, duke u bërë politikani më i votuar në historinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Lumiri paska thënë se për dallim nga 2020/21 kur njerëzit bënin foto me Albin Kurtin, tani nuk bëjnë më se (sipas tij) është marre.
Për besë kjo logjikë ka me e fundos LDK-në.
O z. Abdixhiku, në vitin 2025 Albin Kurti i ka marrë 337 mijë e 101 vota.
Pra, ky Albin Kurti në vitin 2025 ka dalë politikani më i votuar i të gjitha kohërave në Kosovë.
