POLITIKATË FUNDIT

Viktor Buzhala: Kush voton LDK-në, në fakt po voton edhe PDK-në – dhe anasjelltas

Analisti Viktor Buzhala thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në një bashkëbllok politik me Partinë Demokratike të Kosovës, duke synuar marrëveshje lokale për të dobësuar Vetëvendosjen në komuna kyçe.

Sipas tij, ky bashkëpunim është i heshtur, por i koordinuar, duke u fokusuar në ndarjen e mbështetjes ndërmjet komunave ku njëra parti garon kundër VV-së, me qëllim maksimalizimin e rezultatit kundër Albin Kurtit.

Buzhala thekson se kjo strategji nuk është vetëm lokale, por ka synim të qartë nacional – përgatitjen e terrenit për një koalicion paszgjedhor mes LDK-së dhe PDK-së. Prandaj, sipas tij, vota për njërën prej këtyre dy partive është de facto votë e përbashkët kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes, me narrativën e njohur politike “për hir të proceseve”.

Postii i plotë:

LDK reagoi sot ashpër ndaj Xhafer Tahirit që anuncoi kolaicionin me VV. Kjo parti nuk e ka ndërmend të bëjë koalicione askund me VV-në, pasi ato po i ruan për PDK-në, si ne nivel lokal, ashtu edhe nacional.

Në fakt, LDK synon mbështetjen e PDK-së në Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë, Pejë, Obiliq, Viti dhe Suharekë, ndërsa në këmbim pritet që ta mbështesë PDK-në në Mitrovicë, Prizren, Klinë, Vushtrri dhe Kaçanik.

Në të dyja rastet përballë janë kandidatë të VV-së, prandaj kjo marrëveshje e heshtur po synon t’ia marrë sa më shumë komuna Vetëvendosjes.
Qytetarët duhet ta kuptojnë se LDK tashmë është në bllok politik me PDK-në, ndërsa në bllokun tjetër është VV-ja.
Pra, kush voton LDK-në, në fakt po voton edhe PDK-në – dhe anasjelltas.
Në të dy rastet, është votë kundër Albin Kurtit.
Qëllimi i Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit është i qartë:
ta dobësojnë Albin Kurtin në zgjedhjet lokale, në mënyrë që pas zgjedhjeve nacionale të formojnë koalicion të përbashkët, me slloganin e njohur: “Për hir të proceseve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *