POLITIKATË FUNDIT

Policia e Krimeve Ekonomike arreston shefin e prokurimit në Agjencinë e Emergjencave, dyshohet për keqpërdorime me tender mbi 8 milionë euro

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale sot ka arrestuar një zyrtar të lartë nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave(AME).

Sipas burimeve të KosovaNews brenda Policisë së Kosovës i arrestuari është shefi i prokurimit në AME Lulzim Bajrami.

Gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që dyshohet se duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme shefi i prokurimit ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë për automjete dhe paisje për zjarrfikës,. Vlera totale e tenderëve në këtë tender kap shifrën prej 1.4 milionë euro ndërsa Lulzim Bajrami po hetohet edhe për tre tender të tjerë që tejkalon shifrat 8 milionë euro.

Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *