Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, prin Çeku
Janë numëruar 60% e votave me postë në komunën e Prishtinës.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i VV-së për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeku udhëheq në votat e diasporës, me 54.88%.
Derisa sipas rezultateve të përmbledhura, Përparim Rama zë vendin e parë me një dallim prej 634 votash ndaj Çekut.
Prishtina shkon në balotazh më 9 nënor.