OPINIONTË FUNDIT

Po të ishte në binë një fëmijë pesëvjeçar i Familjes Jashari, kjo protestë do ta kishte vlerën e vet

Këta “veteranë” që ishin prezent vetëm rreth 20.000, munguan edhe 40.000 të tjerë që praktikisht janë shndërruar në degë të Partisë Demokratike të Kosovës, duke tentuar ta përvetësojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si të veten.

UÇK-ja e vërtetë, ajo që ka qenë në vijën e parë të frontit, nuk ishte e ndarë në parti — ata shkuan të luftonin për liri, jo për pushtet e pasuri.

Nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë të cilët, fatkeqësisht, disa prej tyre para botës dhe gjykatës deklaruan se nuk kanë qenë në fronte të luftës. Në një mënyrë, e mohuan luftën e vërtetë — e cila nuk mund të mohohet, sepse do të mohoheshin viktimat dhe gjenocidi serb.

Prandaj, kjo ishte arsyeja pse djemtë trima e atdhetarë morën armët për ta mbrojtur pragun e shtëpisë. Ata nuk shkuan në Beograd për të grabitur toka, edhe pse ato janë të tonat.

Gjykata, nëse nuk i zbardh mijëra të vrarë (citohet shifra alarmante deri në 1862), viktima shqiptare të Dardanisë që deri sot nuk janë zbuluar — nuk e ka kryer punën e vet pa një verdikt përfundimtar për qëllimin për të cilin është themeluar. Sepse ajo nuk mund të themelohej në Dardani nga rreziku i kërcënimeve, shantazheve e deri në vëllavrasje.

Duhet të pritet epilogu, dhe e tyrja është të dëshmojnë të kundërtën — pafajësinë.

Gjithmonë jemi deklaruar se kjo gjykatë, krahasuar me gjenocidin serb të ushtruar ndaj shqiptarëve, është raciste dhe e njëanshme.

Pse ata që ishin në pushtet e tani janë në burg nuk ndërmorën hapa të duhur për ngritjen e padive ndaj Serbisë, ose nëse nuk kanë pasur legjitimitet, ta bënin përmes një shteti tjetër, për shembull Shqipërisë? Për këtë mund të debatohet.

E gjithë kjo “cirkusiadë” është bërë në koordinim mes Ramës dhe Ali Ahmetit gjatë fushatës zgjedhore dhe burgut të Hagës, me qëllim që të krijojnë një klimë anti-Kurti për t’i përmbysur zgjedhjet në favor të PDK-së dhe atyre që duan t’i bashkohen kësaj partie dhe listës serbo-shqipfolëse, për arsye që lidhen me moszbulimin e aferave mafioze, hajduto-korruptivo-kriminale e antikombëtare — që dëshmojnë bashkëpunimin e tyre me “vëllanë siamez” të Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramën.

Ky i fundit i pari vendosi sanksione ndaj Dardanisë, e cilësoi pjesën veriore “tokë e askujt”, nuk e votoi Rezolutën për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Dardanisë, u angazhua për ndarjen e veriut kinse në këmbim të pavarësisë, ndërhyri në punët e brendshme të Dardanisë pa pëlqim e koordinim me zyrtarët shtetërorë, përveç atyre që i merrte sipas kërkesave të Vuçiqit — përfshirë edhe të Listës serbo-shqipfolëse.

Unë isha UÇK, jam dhe do të mbes përgjithmonë UÇK për ata që janë nën varre, por jo për ata “komandantë” që falën territore, organizuan ndarjen e veriut dhe e vodhën vendin pa mëshirë e turp.

________________________________________

Roli i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga dy ikona të historisë së lobimit, Joe & Shirley DioGuardi, dhe Bordi Ekzekutiv (anëtar i të cilit jam për gati 35 vjet), është e vetmja organizatë lobuese, përfshirë edhe partitë, shoqatat e ndryshme në SHBA, që publikisht e ka njohur, përkrahur, ndihmuar, afirmuar dhe mbrojtur UÇK-në nga kërcënimet për ta futur në listën e organizatave terroriste.

Siç ndodhi me ambasadorin Richard Gelbard, të cilin znj. Shirley Cloys DioGuardi e kundërshtoi në një seancë dëgjimore duke i thënë:

“Z. Ambasador, nëse dikush mendon të ndërmarrë një hap të tillë të gabuar, në atë listë renditni së pari 500.000 shqiptarë-amerikanë, dhe në fund futni edhe emrin tim.”

Ai mbeti i shtangur — dhe kështu përfundoi ajo propagandë e sponsorizuar nga Serbia.

________________________________________

Si ndodhi propozimi për përkrahjen e UÇK-së?

U organizua një tubim kushtuar heroit Ardian Krasniqi në Brooklyn, një lagje e New Yorkut.

Ne si Bord Ekzekutiv, duke e vlerësuar lart shfaqjen publike dhe shkrepjen e armëve kundër armikut, morëm vendim unanim që këtë propozim ta bëjmë në atë tubim, i cili hasi në përkrahje të jashtëzakonshme me brohoritje frenetike e ovacione.

Që aty filloi grumbullimi i mjeteve financiare deri në themelimin e fondacionit “Vendlindja Thërret”.

Si njëri ndër më të moshuarit pas DioGuardit, më nderuan duke më përzgjedhur mua që këtë hap me karakter kombëtar ta bëja publikisht.

Mburrem përgjithmonë me këtë akt, për momentin, vendin dhe mikun tonë shpëtimtar — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fjala zë vend.

Pa dashur të hyj në detaje për veprimtarinë lobuese, të cilën e kam përfshirë në pesë librat e mi (i fundit me titull “Lobim dekadash për Dardaninë”, sapodalë nga botimi), dua të përmend një detaj që flet për rolin dhe angazhimin e Ligës lidhur me UÇK-në.

Gjatë gjykimit të kriminelit Millosheviq në Hagë, Joe dhe Shirley DioGuardi shkuan për të dëshmuar kundër tij dhe në përkrahje të Haradinajt, Ibrahimajt, Balajt dhe Limajt — me qindra faqe me shkrim dhe me prezencë fizike.

Ishte dëshmi që e tronditi Millosheviqin, i cili përmendi emrin e vetëm: Joe DioGuardi — sepse sipas tij “e satanizoi Serbinë” duke e zhveshur lakuriq para botës.

Si organizatë lobuese, Liga është e vetmja e regjistruar në Washington D.C. në vitin 1989 nga ish-kongresisti Joe DioGuardi me një grup shqiptarësh-amerikanë.

Prandaj, roli dhe kontributi i Lobit Shqiptar ishte i jashtëzakonshëm. Siç ka deklaruar Dr. Ibrahim Rugova:

“Çfarë ka bërë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Joe DioGuardi për Republikën e Dardanisë (Kosovës), një shtet nuk do të mund ta bënte.”

________________________________________

Për fund:

Pse nuk u paraqit në binë ideologu dhe kryeorganizatori i kësaj “sallamadije”, Edvin Kristaq Rama, që ishte edhe “shkëlqimi” i këtij momenti?!

Cili telefon cingëroi, që Ramës ia ndaloi daljen në binë për t’i hapur krahët si bibani në majë të plehut?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *