Nis numërimi i votave me postë në Vushtrri, ky është rezultati
Në komunën e Vushtrrisë janë numëruar 33.33% e votave me postë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga ky numërim del që Sylejman Meholli i VV-së ka marrë plot 75 vota, Xhafer Tahiri i LDK-së ka rrëmbyer 73 vota, derisa Ferit Idrizi i PDK-së ka grumbulluar gjithsej 58 vota.
Ndërkaq sipas rezultateve preliminare, në këtë komunë udhëheq Idrizi me 45.56% të votave.
Kurse, pas tij Sylejman Meholli me 30.63%.