TË FUNDIT

Nga Gjykata Speciale te veriu i Kosovës, Bytyçi rrëzon narrativën e Ramës kundër Kurtit

Profesori Enver Bytyçi përmes një reagimi për “Bota sot” i është përgjigjur deklaratave të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Duke kujtuar qëndrimet e dikurshme të Kurtit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Rama tentoi ta paraqesë Kurtin si një figurë të paqëndrueshme dhe të pabesueshme politikisht. Por për Bytyçin, këto akuza nuk janë as të reja dhe as të qëndrueshme.

Përkundrazi, ai argumenton se Albin Kurti ka ndjekur një linjë të qartë kundër korrupsionit, pazareve politike dhe tentativave për kompromise territoriale me Serbinë – ndërsa kritikon ashpër rolin e Edi Ramës në këto zhvillime.

Shkrimi i plotë

Dhjetë vite më parë, thotë Edi Rama, ti Albin nuk njihje pavarësinë e Kosovës, jo më pafajësinë e Thaçit. Po! Albin Kurti para dhjetë vitesh nuk i respektoi simbolet e shtetit të Kosovës. Kam shkruar me kritika ndaj tij. Poq Albin Kurti dhjetë vite më parë jo vetëm nuk e njihte pafajësinë e Hashim Thaçit, por e fajësoi asokohe ish-kryeministrin e më pas presidentin e Kosovës për shumë gjëra fondamentale që çonin në shkatërrimin e shtetit. Pra, jo vetëm nuk e njohu pafajësinë e Thaçit, por i denoncoi me vendosmëri të gjitha fajësitë e tij.

Cilat ishin ato? Korrupsioni i tmerrshëm, të cilin Edi Rama nuk e quan as faj dhe as gabim. Përkundrazi, kryeministri i Shqipërisë e konsideron korrupsionin aftësi dhe mundësi për t+u pasuruar. Albin Kurti luftoi kundër Klanit Pronto, që u bë çifligar i territorit, pronave dhe tokave të Kosovës! Albin Kurti e fajësoi Thaçin dhe Ramën për tradhti ndaj Kosovës, sepse donin që veriun e saj t+ia jepnin me dësjirë dhe me ngazëllim të madh si trofe mikut të tyre, Aleksandër Vuçiq! Po! Albin Kurti e fajësoi Hashim Thaçin edhe pse ai nën presionin e Edi Ramës pranoi të themelojë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë!

Tani Edi Rama sulmon Albinin pse ai nuk mbështet mitingjet elektorale të Edi Ramës, partisë së Thaçit e asaj të Ali Ahmetit! Jo o kryeministri më i mirë për Serbinë që prej kohës së Nikolla Pashiqit! Ai që ka ndryshuar nga fryn era je ti. Albin Kurti falë Zotit ka ndryshuar për mirë. Nga një politikan që nuk njihte simbolet e shtetit të vet, tani është lideri që e mbron edhe me jetën e vet shtetin, simbolet dhe territorin, të cilin ti Edi Rama. Bashkë me Hashim Thaçin deshët t’ia shisni Serbisë.

Albin Kurti e ka bëtë punën e tij. Ka njohur me ligj genociidin serb në Kosovë dhe kjo ishte masë kundër akuzës kundër Thaçit. Ka paguar pa të drejtë miliona euro të taksapaguesve të Kosovës për avokatët e Hashim Thaçit e nuk mburret si ti, pse shkove për një vizitë në Hagë. Ku je ti Edi Rama e ku është Albin Kurti! Hane shan, hane Bagdat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *