TË FUNDIT

Më shumë sesa mitingjet anti-Hagë, çlirimtarët i ndihmon njohja e gjenocidit serb në Kosovë!

Protesta e Edi Ramës kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë mbaroi. Hashim Thaçi dhe të tjerët parë në ekranin e televizionit paradën e hipokrizisë së radhës të kryeministrit të Shqipërisë, por nuk është se ndjehen më të sigurt në “pafajësinë” e tyre. Edi Rama, në vend që të njohë gjenocidin serb në Kosovë, vazhdon e tallet me çlirimtarët dhe me vetë Gjykatën Speciale në Hagë. Ndërsa naivët e mediokrit besojnë se kryeminstri i Shqipërisë “po lufton për drejtësinë”!

Në fakt protesta miting e së premtes në Tiranë ishte një akt hipokrizie i turpshëm. Hipokrizia qëndron në ndryshimin radikal të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të kryeministerit të Shqipërisë rreth Gjykatës Speciale. Para dhjetë vitesh ai shkoi me urgjencë me helikopter në Prishtinë dhe i bëri presion Hashim Thaçit, që ai ta votonte projektin e kësaj gjykate. Pas dhjetë vitesh organizon mitingje proteste kundër kësaj gjykate. Në historinë e lidershipit europian nuk ka një rast të tillë të paprecedent, kur qëndrimiet politike ndryshojnë kaq radikalisht.

Por hipokrizia më e madhe nuk lidhet thjesht me organizimin e këtij mitingu. Ajo lidhet më së shumti me përdorimin politik të komandantëve që gjykohen në Hagë për të ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës që të fitojë ndonjë komunë më shumë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit. Dobësimi i kësaj partie është paralajmërim për dobësimin edhe të Rilindjes. E si për çudi kësaj skeme i shërben prania e Përparim Ramës të LDK-së në këtë miting. Ai, pa pikë turpi erdhi në sheshin “Skënderbej” për të mbështetur mitingun, thjesht se i duhet të joshë votuesit e PDK-së për ta votuar në raundin e dytë kundër Vetëvendosjes. Dhe pa u shqetësuar aspak se në Hagë pritet të ndriçohet edhe akti kriminal i vrasjes së Xhejmal Mustafës, i atentatit kundër Rugovës dhe shumë akte të tjera kundër mbështetësve të LDK-së.

Hipokrizia në këtë rast është në kub, e shumëfishtë, me shumë dimensione dhe me shumë aktorë e autorë. Edi Rama dhe Përparim Rama janë dy hipokritët më të mëdhenj. Gucati është në rolin e tij. Moisiu ishte në gjendjen e tij populiste të zakonshme. Ali Ahmeti po ashtu e shfrytëzoi rastin të bëjë fushatë elektorale për partinë e tij në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pra të gjithë duan të përfitojnë. Ndërkohë që asnjë perej tyre nuk e ka mendjen te Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Për të njëjtën arsye që Hashim Thaçi veproi nën diktatin e Fatos Klosit në vitet e luftës, edhe Edi Rama e organizoi këtë miting “lufte” kundë Gjykatës Speciale. Për arsye pushteti, për shkaqe politike, për të garantuar vazhdimiësinë e pasigurt të tij në qëndrimin në pushtet. Pushteti është shkaku i të gjitha shtrenbërimeve, fallasifikimeve dhe hipokrizive. Për shkak të pushtetit të dy këta, Hashimi dhe Edi, u bashkuan për ta ndarë Kosovën dhe për t’ia dhënë veriun e saj Serbisë. Për pushtetin e tyre ata u bashkuan në të gjitha iniciativat e Beogradit dhe të Moskës kundër Kosovës. Për shkak të pushtetit dhe ruajtjes së tij e përçanë skenën politike të Kosovës si kurrë më parë në historinë e saj. Ndërkaq Albin Kurti e Këshillon Edi Ramën që para se të të shprehet me mitingje ta bëjë present çeshtjen e çlirimtarëve në forumet ndërkombëtare të vendimmarrjes, ku bën pjesë Shqipëria. “Institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë”, thuhet në kërkesën e Vetëvendosjes të Kosovës.

Përçarja për të fituar më shumë pushtet ishte dhe funksioni kryeasor i organizimit të këtij mitingu – protestë në Tiranë. Dhe e gjitha kjo nuk bëhet pa regjinë e zakonshme të Beogradit. A foli ndokush në atë meting kundër Aleksandër Vuçiq? Jo! Sepse këtë ua ka ndaluar Edi Rama folësve të tij! A ka dëgjuar dikush që kryeministri i Shqipërisë të artikulojë “genocodin serb në Kosovë”?! Jo! Ai ka folur vetëm për “rrëmuja ballkanike”! A nuk i ndihëmon çlirimtarët më shumë se gjithçka tjetër njohja e gjenocidit në Kosovë nga ana e Shqipërisë? Sigurisht që po. Atëherë pse nuk e miraton kryeministri i Shqipërisë rezolutën e dënimit të këtij genocidi në parlament? Sepse është mik dhe peng i Serbisë! Sepse nuk ka mission lirinë e çlirimtarëve, por mission përçarjen e shqiptarëve. Për këtë arsye po e përdor edhe fatin e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit në Hagë.

Këta katër burra që janë në Hagë nuk kanë më se cfcfarë humbasin. Nëse duan të mbeten në histori duhet ta denoncojnë hipokrizinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me mitingje anti-Hagë. Duhet t’i kërkojnë atij njohjen zyrtare të gjenocidit serb në Kosovë. Kjo njohje do t’i ndihëmojë ata më shumë se çdo gjë tjetër. Megjithëse unë nuk pres që këtë ta bëjë Edi Rama edhe sikur njëmijë vjet të qëndronte në krye të pushtetit në Tiranë. Ai është peng i Aleksandër Vuçiq. Madje nuk ka ndodhur as në kohën e miqësisë së Titos me Enver Hoxhën që pengmarrja e tillë të ishte kaq fatale për fatet e Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *